Forumi Civil kundër heqjes së imuniteteve: Po veprohet me shpejtësi dhe pa konsultime
Forumi Civil ka dalë kundër ndërhyrjes në Kushtetutë për çështjen e imunitetit, kur sipas përfaqësuesve të saj, amendimet janë bërë pa u ndërmarrë më parë një diskutim i gjerë me publikun dhe pa i dhënë mundësi konstitucionalistëve, juristëve dhe grupeve të interesit të shprehin mendimin e tyre për përmbajtjen, raporton Vizion Plus.
Duke iu referuar ndryshimeve të vitit 2008, ish-presidenti Alfred Moisiu tha se një nxitim i dytë është i dëmshëm. Në këtë pikë ai shtoi se nëse do të bëhet ndërhyrje, të bëhet dhe për zgjedhjen e presidentit nga populli. Për analistë dhe konstitucionalistë, data 6 gusht, e vënë nga parlamenti dhe e mbështetur nga ambasadorët, është një afat i ngushtë për të marrë konsultim të gjerë për imunitetin. Forumi Civil ka miratuar më pas një deklaratë, e cila do ti dërgohet Kuvendit, partive politike, si dhe përfaqësuesve ndërkombëtare.
