A do e pranojë mazhoranca nismën e PS për zgjedhjen e përfaqësuesve të drejtësisë me shumicë të cilësuar?
Opozita propozon që anëtarët e Gjykatës së Lartë, të asaj Kushtetuese, të KLD-së si dhe Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhen me shumicë të cilësuar. Rregullorja e Kuvendit miratohet me shumicë të cilësuar, kurse Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar vetëm për presidentin
Krahas një nisme ligjore për imunitetin, opozita ka bërë një propozim të dytë, që duket po kaq i rëndësishëm, në mos edhe më shumë. Ajo ka propozuar zgjedhjen e përfaqësuesve të lartë të drejtësisë me shumicë të cilësuar në Kuvend.
Meqë duket se po hapet rruga për të ndërhyrë në Kushtetutë, opozita ka bërë edhe këtë propozim, duke e quajtur shumë të rëndësishëm për reformën në drejtësi. Madje të dyja nismat, edhe ajo e heqjes së imunitetit, edhe kjo e zgjedhjes së përfaqësuesve të drejtësisë me shumicë të cilësuar, duket se shkojnë ngushtë me njëra- tjetrën.
Kryeministri Sali Berisha është treguar i pari i prerë kundër kësaj nisme të rëndësishme. Për të kjo nënkupton që të ikin nga duart institucionet e rëndësishme në vend. Berisha e justifikon këtë me faktin se nuk mundet që presidenti të zgjidhet me 71 vota, kurse përfaqësuesit e drejtësisë me votim të cilësuar. Ai thotë se kjo do e bllokonte procesin pafundësisht. Në fakt vetë Berisha ishte ai që e bllokoi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të gjykatave të larta në vend, duke mos pranuar kandidaturat e Topit. Si përgjigje mori një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon që presidenti të konsultohet me Kuvendin për të bërë propozimet.
Parimisht nisma e opozitës shkon në këtë kah. Kuvendi bashkëpunon dhe zgjedh drejtuesit e drejtësisë në vend. Madje në relacionin për nismën citohet edhe vetë Gjykata Kushtetuese që përkrah një iniciativë të tillë.
Ja çfarë thuhet në vendimin e Kushtetueses: …në Kushtetutat dhe Ligjet që përcaktojnë regjimin e një shteti demokratik të së drejtës, standardi përkatës në këtë drejtim synon një procedurë për emërimin e gjyqtarëve të gjykatave më të larta, që nga pikëpamja e organeve kushtetuese që marrin pjesë në këtë proces, mund të quhet plurale. Në esencë, kjo procedurë emërimi karakterizohet ose nga ndarja e kompetencës së zgjedhjes së gjyqtarëve midis shumë organeve ose institucioneve të shtetit; – ose, në raste të tjera, nga kooperimi i institucional i dy ose më shumë organeve në caktimin e gjyqtarëve; ose si një procedure ekskluzivisht (ose pothuajse) parlamentare për zgjedhjen e gjyqtarëve, ku hyn në lojë pluralizmi konkurencial i partive politike që marrin pjesë dhe nevoja për kërkimin e një konsensusi midis tyre. Në rastin në shqyrtim, sistemi i emërimit i pranuar nga Kushtetuta e Shqipërisë ka në esencë kooperimin institucional të Presidentit të Republikës dhe të Kuvendit të Shqipërisë (……) Ky sistem emërimi, i adoptuar nga Kushtetuta, i ve subjektet që përfshihen në të, para kërkesës së respektimit të parimit të luajalitetit kushtetues, i cili shpreh, në thelb, respektin e ndërsjelltë nga secili subjekt ndaj kompetencave të tjetrit, si dhe nënkupton krijimin e një raporti bashkëpunimi midis tyre. Në rastin në shqyrtim, ky parim kërkon nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë, që në zgjedhjen e çdo gjyqtari të udhëhiqen nga i njëjti objektiv – për të siguruar një përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatave (…..) Kuvendi i Shqipërisë në rastet e shqyrtimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ka kompetencë ()të japë ose jo pëlqimin për emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Ndërkohë që tani është hapur rruga për ndryshime kushtetuese, shoqëria civile propozon edhe zgjedhjen e presidentit nga populli, kurse opozita pretendon të miratojë edhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit me shumicë të cilësuar, si dhe të propozojë që Gjykata e Lartë të ketë juridiksion fillestar vetëm për presidentin, dhe jo siç ka tani për gjithë deputetët.
Propozimet e PS
Neni 1
Në nenin 75 pika 2 ndryshohet si vijon:
2. Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores së miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Neni 2
Në nenin 125 bëhen ndryshimet si vijon:
Pika 1 ndryshohet si vijon : 1.Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e 3/5 të gjithë anëtarëve të Kuvendit
Pika 5 ndryshohet si vijon : 5.Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij, por në çdo rast jo më vonë se 3 muaj nga mbarimi i mandatit të tij.
Shtohet pika 6 me këtë përmbajtje : 6.Procedura për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues paraardhës. Kuvendi duhet të marrë në shqyrtim dekretet e Presidentit dhe të shprehet me vendim për rrëzimin ose miratimin e tyre brenda 1 (një) muaji nga marrja e dekreteve.
Neni 3
Neni 125 pika 3 dhe neni 127 pika 3 të Kushtetutës, shfuqizohen.
Neni 4
Në nenin 136 bëhen ndryshimet si vijon:
Pika 1 e tij riformulohet:
1.Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e 3/5 të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Shtohet pika 3 me këtë formulim:
3.Gjyqtari i Gjykatës së Lartë vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij, por në çdo rast jo më vonë se 3 muaj nga mbarimi i mandatit të tij
Shtohet pika 4 me këtë formulim : 4. Procedura për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të gjyqtarit paraardhës. Kuvendi duhet të marrë në shqyrtim dekretet e Presidentit dhe të shprehet me vendim për rrëzimin ose miratimin e tyre brenda 1 (një) muaji nga marrja e dekreteve.
Neni 5
Neni 141, pika 1 e tij ndryshohet si më poshtë :
1. Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar vetëm kur gjykon akuzat penale kundër Presidentit të Republikës.
Neni 6
Neni 147 ndryshohet si më poshtë :
Neni 147
Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhet nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, si dhe 9 gjyqtarë të të gjitha niveleve, të