Policia italiane bllokon 21 ton mbetje në Bari, do hynin në Shqipëri
Share
Policia italiane ka mundur që të bllokojë 21 ton mbetje në portin e Barit, të cilat pritej që të transportoheshin në vendin tonë.
Sipas mediave italiane, mbetjet ishin ngarkuar në një kamion dhe ishin ndarë nëpër thasë.
Arsyeja e bllokimit të këtyre mbetjeve nga ana e policisë, ka qenë fakti se ato nuk kanë pasur leje për transportimin e tyre në Shqipëri. Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë.
Ky operacion vjen në kohën kur KQZ i mbylli rrugën referendumit të kërkuar nga shoqëria civile dhe ekologjistët, pavarësisht se janë mbledhur më shumë se 50 mijë firma.
