Forumi Ekonomik i Veronës, Prifti debat me homologun serb

Verona, 12 shkurt, NOA Ministri shqiptar i
Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ka zhvilluar një debat me homologun
e tij serb, gjatë Forumit Ekonomik i cili po mbahet në Verona të Italisë.
Gjithçka ka ndodhur për shkak të citimit gjatë fjalimit të Priftit të Kosovës
shtet, gjë që duket se ka shkaktuar rebelimin e ministrit serb, sipas të cilit
vendi i tij nuk e njeh këtë shtet, prandaj ai nuk mund të përmendet si i tillë.
Lajmi është konfirmuar për mediat nga vetë
ministri Prifti, sipas të cilit Kosova tashmë është shtet dhe se një gjë të
tillë nuk mund tia ndalojë ta thotë njeri.
n.e/NOA