Rusia, pa të ardhme

Bota mund të ndikojë në këto zhvillime shumë
pak. Por, ne nuk duhet të zbehim mbështetjen tonë për forcat liberale e
demokratike që kërkojnë ndryshimin e sistemit. Lufta e tyre është dhe e jona
English Version Dead-End
Russia
Nga Fraser Cameron*
Rusia duhet të ndryshojë kursin e drejtimit
nëse nuk dëshiron të përfundojë si vend i botës së tretë, deklaroi së fundi
presidenti rus, Dimitrij Medvedev.
Medvedev shtoi se ndonëse Rusia është goditur nga një recesion i rëndë mund të
jetë një vend i ri deri në vitin 2020, nëse mbështet risitë teknologjike dhe
nxitjen e burimeve njerëzore.
Problemi shtrohet se këtë retorikë e kemi dëgjuar dhe më parë. Kur Vladimir
Putini hyri në Kremlin një dekadë më parë premtoi vendosjen e shtetit ligjor
dhe luftë ndaj korrupsionit. Por, nuk kemi parë përparim në shtetin ligjor,
kurse korrupsioni është zgjeruar dhe më tej.
Nën Putitin, qeveria mori asetet e kompanisë Yukos, Shell dhe BP. Por, nën
drejtimin e Putinit u vranë një numër gazetarësh e aktivistësh si Ana
Politkovskaja.
Me rritjen e çmimit të naftës dhe të gazit, Putini mundësoi pagesat në kohë të
rrogave dhe pensioneve. Mirëpo, tani Rusia përballet me kohë të vështira.
Fondet e mbledhura gjatë të ashtuquajturave vite të mbara po shkojnë drejt
fundit.
Kompanitë kryesore si Gazpromi janë afër falimentimit dhe po përballen me
mungesë investimesh në sektorin energjetik.
Kompanitë e kontrolluara nga shteti po përballen me vështirësi, kurse deri tani
ato kanë ngulfatur bizneset e mesme private, çfarë janë themelore për ecjen
përpara.
Pjesa dërrmuese e infrastrukturës së Rusisë po shkatërrohet. Kemi qindra
kompani që nuk kanë asnjë të ardhme. Ka pasur protesta të shtuara nga
Kaliningradi në Vlladivostok lidhur me kushtet ekonomike e sociale. Dallimi mes
të varfërve e të pasurve është shtuar së tepërmi.
Edhe elita nuk beson më në të ardhmen e Rusisë.
Ata nuk i mbajnë fëmijët dhe kapitalin në Rusi.
Një numër vëzhguesish mendojnë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian
duhet ta shtyjnë Rusinë për më shumë reforma. Presidenti Obama ka theksuar
shpresën se Moska do ta ndihmojë në dy nga sfidat e politikës së tij të
jashtme, Iranin dhe Afganistanin. Deri tani nuk ka pasur asnjë shenjë se Rusia është
e gatshme ta bëjë një gjë të tillë.
Nga ana tjetër, kreu i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, premtoi
ndihmën evropiane në modernizimin e Rusisë. Por, bisedimet për marrëveshjen e
partneritetit mes Rusisë dhe BE-së kanë ngecur.
Sa i përket elitës ruse, ajo ende dominohet nga mendësia e fitores së
gjithçkaje, derisa pala përballë humb gjithçka në negociata. Kjo vlen edhe për
qasjen ruse ndaj problemeve të gazit me Ukrainën, apo problemeve territoriale
me Gjeorgjinë. Të dy, presidenti Medvedev dhe kryeministri Putin, flasin për të
drejtën ruse për një zonë ndikimi.
Në Moskë nuk ekziston koncepti se vendet fqinje stabile e të përparuara janë në
interesin e Rusisë.
Perspektiva për ndryshime në Rusi është e zymtë. Por, opinioni publik po bëhet
gjithmonë e më i paduruar sa i përket mosveprimit të qeverisë dhe situata mund
të bëhet shpërthyese në të ardhmen e afërt.
Bota mund të ndikojë në këto zhvillime shumë pak. Por, ne nuk duhet të zbehim
mbështetjen tonë për forcat liberale e demokratike që kërkojnë ndryshimin e
sistemit. Lufta e tyre është dhe e jona.
(*) International Herald Tribune
English Version Dead-End
Russia