E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për drejtor, në garë 12 veta

Filloi gara për drejtor të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Për këtë post kanë konkurruar dymbëdhjetë vetë. Ata janë: Agron Mustafa, Enis Shatri, Driton Morina, Isak Krasniqi, Fidan Bahtiri, Nazmi Halimi, Naser Ramadani, Avdullah Hoxha, Agim Dibrani, Nexhat Bala, Atdhe Dema dhe Nuri Bahtijari.

Konkurrentët kryesorë për këtë pozitë janë po ata që kanë qenë, në të cilën listë është drejtori aktual Agron Mustafa dhe Agim Dibrani. Si duket Dibrani tashmë nuk është i interesuar pasi që është emëruar në njërin prej drejtorateve të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Koha e aplikacionit për këtë pozitë është mbyllur zyrtarisht të mërkurën e kësaj jave, në orën 16 00.

Konkursi për drejtor të kësaj kompanie është shpallur për të dytën herë. Herën e parë është anuluar për shkak të ndërhyrjeve politike. Zyrtarisht nuk është bërë kurrë e ditur nga Bordi i Aeroportit. Pritet që së shpejti të fillojë vlerësimi i CV`ve të kandidatëve dhe intervistimit të tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›