Huatë për Greqinë shihen si opsioni më i mirë
Kryeministri polak, Donald Tusk u tha sot gazetarëve në Bruksel, në fillim të një samiti, se një numër i madh vendesh kanë diskutuar për të ndihmuar Greqinë për një farë kohë. "Një çështje do të jetë gjetja e mekanizmave për vendet e kërcënuara nga kriza financiare. Greqia përbën një subjekt për t'u shqetësuar'', tha Tusk. "Mund të ketë edhe hua vullnetare nga vendet anëtare. Besoj se ky është opsioni më i mirë për Greqinë'', theksoi ai. ''Megjithatë, nuk duhen përjashtuar as FMN-ja dhe as detyrimet e zakonshme që BE-ja ka ndaj saj'', përfundoi kryeministri polak.