E Diel, 1 Nëntor 2026

“Forumi Rinor i PR, mesazhe paqeje dhe demokracie”

Dita e Rinisë

TIRANE - Forumi Rinor i Partisë Republikane zhvilloi dje një aktivitet pranë liqenit artificial në Tiranë, nën sloganin “Një pemë, një miqësi”.
Ky Forum Rinor ndërmori këtë aksion, në datën 8 dhjetor Ditën Kombëtare të Rinisë, për të përcjellë mesazhin e paqes dhe demokracisë në mënyrë simbolike duke mbjellë disa fidanë, për të lançuar nevojën që ka kryeqyteti ynë për ajër më të pastër dhe për t’i thënë STOP betonizimit pa kriter të tij. 
Ky aktivitet u organizua në këtë ditë, gjithashtu për të përcjellë mesazhin se rinia shqiptare ka një peshë tejet të rëndësishme dhe të padiskutueshme në zhvillimin e vendit, për të kthyer në realitet ëndrrën shqiptare, për tu integruar pranë vendeve perëndimore demokratike dhe se duke qenë të bashkuar të gjithë të rinjtë mund të kontribuojnë me idetë dhe vizionin e tyre, për të sjellë përmirësime jo vetëm në jetën e tyre, por te të gjithë shqiptarëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›