E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi ekonomik, Gjermania donatori me i madh ne vend

Presidenti Bamir Topi, duke folur ne Forumin ekonomik te biznesit shqiptaro-gjerman ne Berlin, shprehu mbeshtetjen e tij te plote per te perkrahur misionin e rendesishem te sipermarresve te biznesit, gjermane dhe shqiptare, ne fuqizimin e marredhenieve mes dy vendeve tona, jo vetem ne fushen ekonomike, tregtare e te turizmit, por dhe ne ato te telekomunikacionit, infrastruktures, energjise, aviacionit civil e ushtarak. "Do te perkrahe cdo nisme, cdo interes te shfaqur, cdo qellim te ndershem, cdo marreveshje dhe cdo deshire qe do te linde nga ky forum i rendesishem", u shpreh Topi. Kreu i shtetit falenderoi sipermarresit gjermane dhe te gjitha strukturat shteterore dhe private ekonomike dhe financiare gjermane, te cilat kane shprehur interes per Shqiperine dhe qe aktualisht ndodhen ne vendin e donatorit me te madh per vendin tone, duke dhene mbeshtetjen e tyre te madhe ne procesin e gjate te transformimit demokratik dhe evropian qe Shqiperia tashme ka ndermarre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›