E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Skandali me KESH-in

Vendimi i Entit Rregullator, qe për te mbrojtur konsumatoret, uli çmimin me te cilin KESH-i do t'i shesë energjinë kompanisë "CEZ" është një manovër e qeverise, qe ne thelb dëmton veten. I këtij mendimi është ish-ministri i energjetikes Dritan Prifti, i cili ne një interviste për Vizion Plus, pohon se qeveria me ketë vendim po keqmenaxhon kompaninë publike, korporatën elektroenergjitike, e cila është e zhytur ne borxhe. Por nga ana tjetër kjo manovër e cila shpëtoi konsumatoret nga rritja e çmimit, por shpëtoi edhe qeverinë nga përgjegjësia politike ne prag te zgjedhjeve vendore te 2011-ës. Pak kohe me pare korporata elektroenergjitke aplikoi për rritje çmimi për te mbuluar kostot, por një kërkese e tille jo vetëm qe nuk u miratua, por ky institucion detyrohet ta shesë me lire energjinë elektrike. Ndërsa lidhur me përmbytjet e ditëve te fundit ne Shkodër, prifti Ben fajtor, jo vetëm kushtet atmosferike, por edhe qeverinë. Lidhur me deklaratat e fundit zyrtare se do te nise te thellohet shtrati i lumit Buna, për ish- ministrin Prifti, para se te ndodhe kjo duhet te kryhet një studim për ujërat dhe me pas te ndërhyhet. Sipas tij, nëse investimet do te ishin realizuar, përmbytjet nuk do te kishin te tilla përmasa.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›