Forumi i Biznesit Shqiptaro-Izraelit, Berisha fton investitorët në fusha si energjia, turizmi dhe industria minerare

Është zhvilluar sot Forumi i biznesit shqiptaro izraelit, ku ka marrë pjesë edhe Kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha. Ai ka falënderuar kryeministrin Izraelit. Kreu i qeverisë ka vënë theksin se bashkëpunimi me Izraelin është i rëndësishëm për vendin. Ai vuri në dukej se bashkëpunimi do të jetë i gjerë duke përfshirë të gjitha fushat. Më tej ai bëri një ekspoze arritjeve të Shqipërisë, të reformave të ndërmarra nga qeveria që kanë bërë të mundur që Shqipëria të jetë nga të vetmet vende me rritje ekonomike në kohën e krizës. Kryeministri ka ftuar investitorët izraelit të vijnë e të investojnë në Shqipëri, e cila sipas tij është një vend me potenciale të mëdha në shumë fusha, si ajo e energjetikes, minerare, turizmit. “Ju ftoj të vini të investoni në energjetike. Vendi potenciale të jashtëzakonshme në energji”, tha Kreu i qeverisë. Ai iu bërë të ditur biznesit izraelit se Shqipëri është vendi me taksat të ulëta në rajon dhe se ka krijuar lehtësi për të bërë biznes dhe për të investuar. Me tej, ai ka ftuar edhe kompanitë e ndërtimit të Izraelit të vijnë të investojnë në Shqipëri. Berisha ka siguruar mbështetjen e qeverisë shqiptare. Një fushë tjetër ku kryeministri ka ftuar sipërmarrjen izraelite të vij e të investojë, është ajo e turizmit.
...