E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forumi i Prespës, Rama takohet me Albin Kurtin dhe Ali Ahmetin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kreu i BDI Ali Ahmeti që po marrin pjesë në Forumin e Prespës, me temë “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”, kanë zhvilluar një takime mes tyre.

Zoti Ahmeti përmes një postimi shkruan se e ka uruar kryeministrin Rama për fitoren e mandatit të tretë qeverisës. “I veçantë është Edi, kënaqësi të flasim shtruar e vëllazërisht për punët dhe fatet tona të përbashkëta.

E urova për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara.”, shkruan Ali Ahmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›