Ohër, Rama takohet me Ahmetin

Kryeministri Edi Rama i cili gjendet në Oher për të marrë pjesë në “Forumin e Prespës”, “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”, është takuar me kreun e BDI Ali Ahmeti.
Sikurse njofton e dërguara e RTSh Denada Shkodrani, biseda mes tyre është përqëndruar në zhvillimet me të fundit mes dy vendeve, veçmas për problemet e integrimit.