E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi për ekonominë, Naço: Infalcioni në vend është nën 3%

Në kohën kur Eurozona është prekur nga kriza ekonomike, të huajt dhe investitorët në Shqipëri nisen të analizojnë situatën ekonomikë ne vend. Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi tha se procesi i integrimit të Shqipërisë lidhet me ecurinë ekonomike prandaj duhen marrë parasysh risqet, ndërsa investirorëve të huaj dhe vendas u tha se shteti duhet të sigurojë më parë lirinë e pronësisë, konkurrencën e ndershme dhe një sërë refomash të tjera të BE që tashmë janë të qarta.
Ndërsa Ministri e Ekonomisë Nasip Naço pranoi që vendi do të ketë ngadalësim ekonomike për shkak të krizës globale por nënvizoi se pavarësisht vështirësive infalcioni në vend është nën 3%.
Ndërsa drejtuesit e zyrës së bankës europiane për rindërtim dhe zhvillim, gjatë analizës së tyre thanë se në Shqipëri ka një rënie të ndjeshme të reminitancave dhe investimeve në vend.
Në këtë forum ekonomikë shqiptaro/britanik, të pranishmit vunë theksin tek ndëryrjet e bëra për gjatë 2011 dhe investimeve që duhet të bëhen në vitin e nisur kryesisht në nujqësi dhe energjitikë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›