Republikanët: Obama nuk e ka stabilizuar krizën

Republikanët kanë reaguar në lidhje me fjalimin vjetor në Kongres të presidentit Barak Obama. Guvernantori i Indianës, Miç Daniels, ka thënë se presidenti ishte zgjedhur me premtimet për t`i stabilizuar krizat ekomnomike dhe fiskale.
“Presidenti nuk i ka shkaktuar krizat ekonomike dhe fiskale, që po vazhdojnë sonte në Amerikë. Por, ai ishte zgjedhur sipas premtimeve për t`i stabilizuar ato. Ai nuk mund të pretendoj se gjatë tre viteve të fundit është përmirësuar diçka, pasi është përkeqësuar. Përqindja e amerikanëve të punësuar është në nivelin më të ulët për dekada. Një prej pesë vetëve të moshës së punës dhe afro gjysma e personave nën 30 vjeç, sot nuk shkojnë në punë”, tha republikani Miç Daniels.
Sipas tij, “qeveria federale tani shpenzon një prej katër dollarëve në gjithë ekonominë dhe e huazon një prej çdo tre dollarëve që i shpenzon”.
Në këtë kuadër, guvernatori Daniels, theksoi se “nuk ka vend, entitet, i madh apo i vogël, publik ose privat, që mund të mbijetoj në takt me borxhet e mëdha siç janë tonat”.