Shtyhet sërish seanca e dosjes “Portëz”
15/04/2010 Komisionerët të akuzuar për braktisje detyre
FIER- Është zhvilluar në mesditën e djeshme seanca e dytë e procesit gjyqësor të dosjes “Portëz”. Në këtë seancë veç pranisë së gjyqtarit Piro Sota kanë zënë vend edhe 6 komisionerët e akuzuar për braktisjen e KZAZ nr 19, në fshatrat Plyk dhe Kraps të komunës Portëz, si dhe pala e akuzës përfaqësuar nga prokurori i çështjes Clirim Sina dhe avokatja e njërit prej të akuzuarve Siciljana Lisi. Përfaqësuesit socialist të këtij komisioni, janë shprehur në seancë se në mjediset e KZAZ nr 19 ata kanë qenë prezentë deri në orën 3 të mëngjesit para datës 28 qershor, për të bërë tërheqjen e materialeve. Komisionerët e djathtë këmbëngulën se ata nuk e dinin që ishin anëtarë të komisioneve në QV. Pala e akuzës i ka kërkuar gjyqtarit që të thërrasë si dëshmitarë të 7 anëtarët e KZAZ nr 19 .Gjyqtari Sota pasi dëgjoi pretendimet e palëve shtyu seancën gjyqësore për një tjetër datë ku do të thërriten si dëshmitarë edhe 7 anëtarët e KZAZ nr 19.6 komisionerët përfaqësues të forcave të ndryshme politike të fshatrave Plyk dhe Kraps që mbajnë përkatësisht numrat 3119 dhe 3120 janë akuzuar për braktisje të detyrës, parashikuar nga neni 169 i Kodit Zgjedhor. Të akuzuarit janë kryetari Lefter Kallshi, sekretari Mane Goxhaj, zëvendëskryetari Abedin Çoban, si dhe kryetari i qendrës së votimit 31 20 Kastriot Hoxha, zëvendëskryetari Tajar Behari dhe sekretari Riza Meta. Seanca e radhës është lënë në një afat të papërcaktuar ende. Të gjashtë komisionerët akuzohen për braktisje të detyrës ditën e zgjedhjeve. Ndërsa vetë banorët e zonës kanë deklaruar kohë më parë se zgjedhjet nuk u zhvilluan, pasi ata kishin protestuar duke bllokuar rrugën për mungesë investimesh.