Foshnja mëson në mitër të buzëqeshë, të qajë e të shprehë emocionet
Është barku i nënës vendi që fëmija mëson për të bërë shprehjet emocionale: fytyrën e qeshur, ngryesjen e vetullave, hundën sikur nuhat, e të tjera.
Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga Nadja Reissland e Universitetit të Durhamit me një ultrazer 4D që ju lejon për të marrë pamjen e parë të fytyrës së bebeve të vogla të së ardhmes.
Siç është raportuar nga BBC Online eksperti ka ekzaminuar një total prej 15 fetusesh (meshkuj dhe femra) dhe faktet treguan se gjithkush është i aftë për të bërë shprehje emocionale, shprehjet me më shumë e më shumë komplekse kur ata janë ende në zhvillim paraprak.
Nuk është e qartë, shpjegon eksperti, nëse shprehjet e fytyrës së fetusit korrespondojnë me një ndjesi reale fizike, më saktë është e vështirë të thuhet nëse fytyra duke qarë tregon se fetusi ndjen dhimbje.
Por ‘më shumë’ bindës është se fëmija është duke bërë prova për të lindur i aftë për të përcjellë nevojat e tyre tëk prindërit e tyre kur ata të jenë në botë.
Kompleksiteti e shprehjeve është në fakt i lidhur me shkallën e zhvillimit të trurit të fetusit. Studimi i këtyre shprehjeve të emocioneve mund të jetë edhe e dobishme për zbulimin e hershëm të problemeve zhvillimore të fëmijëve.
Arisa Liço/IDEA/