Incidentet e para në Rally Albania , 30 garues braktisin trajektoren
Ondrey Klymcië vjen për herë të parë në Shqipëri. Është një djalosh rreth 35 vjeç dhe i duket një eksperiencë e jashtëzakonshme kjo që po përjeton në vendin e shqiponjave. Ai është i pari nga 130 garuesit që marrin pjesë në edicionin e nëntë të Rally Albania, që është nisur nga kampi kryesor në Durrës dhe vjen në 16:30 në qendrën apo pikën përfundimtare në Pogradec, tek lulishte "1 Maji". "Një eksperiencë dhe një surprizë e jashtëzakonshme", tregon Ondrey me anglishten e tij që e kalon dhe gjysmë çekisht, ndërkohë që i gjithë stafi organizator i Rally Albania është duke u shqetësuar pa fund. Garuesit u nisën nga Durrësi në orën 7:00 të mëngjesit dhe me itinerarin që duhet të përshkruanin, kishin mundësi të përshkruanin 420 kilometrat e ditës së djeshme, që nisin nga Durrësi, shkonin në malet e terrenet e Peshkopisë, për të zbritur në Shqipërinë e Mesme e mandej për të mbërritur në Pogradec.
Ondrey ishte i pari që erdhi në 'check point' në finalen e garës Rally, por në fakt, në zyrën qendrore të vendosur në Pogradec, nëpërmjet sistemit gps, që është vendosur në të gjitha makinat e motorët, duket se asgjë nuk është në vijë. Edvin Kasimati, organizator i garës dhe Endri Prespa, që merret me të gjithë garuesit, janë vërtet të shqetësuar. Në orën 10:00 të mëngjesit, numri 84, një djalosh holandez që vinte për herë të parë në Shqipëri për të marrë pjesë në Rally, merr në telefon dhe thotë: "Jam shumë i lodhur. Gara është shumë e vështirë. Nuk mund të vazhdoj më tutje". Atëherë stafi ndihmës që është në bazë thjesht i jep të dhënat më kryesore nga road book, që të dalin në rrugën kryesore në asfalt. Telefonatat nuk përfundojnë këtu. Bëhet fjalë për dhjetëra pilotë që gjenden në trajektore dhe akoma nuk orientohen dot me terrenin, duke parë edhe vështirësitë. Më e rënda është me Almir Dervishaj. Është piloti shqiptar që guidon një makinë. Duket se ka dalë nga gara që në orën 11:00 të mëngjesit të djeshëm. Ka pasur fat ai djalë. Një pemë në mes të rrugës nuk e ka lënë të bjerë në një tip humnere që është e mbushur me shkurre. Paolo Baraldi, një ndër fotografët e garës duket se ka qenë shumë afër. Shoferi shqiptar i fotografit tregon se makina e Almirit është batuar, por një pemë që ka qenë direkt në mes të rrugës, e ka penguar për të rënë në humnerë. Në fakt, në qendër, stafi shikon se makina e Almir Dervishajt ka ndaluar. Edvin dhe Endri e marrin në telefon dhe aty kuptojnë situatën se çfarë ka ndodhur. Almiri nuk mund ta vazhdojë më garën për të mbërritur në Pogradec. E rëndësishme është që për të dhe makinën nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që ai vetë do të kthehet në Tiranë, së bashku me Xhulia Maroninin për të rregulluar makinat.
Xhulia ka një tjetër problem. Merr në telefon në qendër, të vendosur në Pogradec dhe thotë se disa fëmijë e kanë qëlluar me gurë në momentin që kalonte rrugën. Xhami i parë i makinës është thyer, ndërkohë që edhe vetë ka pësuar disa dëmtime. Por garën nuk e vazhdon dot më.
Një tjetër problem më i madh del për stafin organizator. Një çift polakësh me makinë që kanë hyrë në garë, duket se kanë probleme me kamion, me motorin, rrotat e gjithçka tjetër. Makina e tyre ka ndaluar në kufirin midis Krujës, Burrelit e Matit, në një zonë totalisht mes malesh. Cudhi quhet fshati më i afërt me të cilin mund të kenë kontakt, por si të huaj, nuk kanë mundësi të marrin kërkënd. Disa makina të tjera të garës që kalojnë atypari nuk kanë mundësi as t'i tërheqin dhe as t'i ndihmojnë. Stafi asistues i Rrally Albania merr në telefon kryetarin e komunës Cudhi, i cili duhet të gjejë një kamion, nga ata që ngarkojnë dru, për të tërhequr makinën që ka mbetur që në mesditë aty. Për këtë operacion do të duheshin të paktën 6 orë për ta zgjidhur si problem. Rreth orës 6 pasdite, makina e tyre po tërhiqet nga një kamion drush, ndërkohë që Besniku, një punonjës i antenave atypari, ka qëndruar gjatë me çiftin e polakëve, në mënyrë që ata të mos trembeshin, të mos e gjenin veten të vetëm mes maleve shqiptare, dhe për një mundësi më shumë për t'i ndihmuar.
Në mes të gjithë këtyre telefonatave, dy garues me motorë, duket se i kanë thyer motorët më dysh e nuk mund të vazhdojnë garën. Është shumë e vështirë. Makina e asistencës e Rally Albania shkon drejt e në malet e Matit për t'i tërhequr dhe për t'i sjellë në qendrën e Pogradecit.
Orët kalojnë e situata vështirësohet. Klodian Voko, i riu shqiptar me motor mbërrin në Pogradec. Nuk ka kaluar nga trajektorja. Duket se e ka lënë në mes. E tregon për të gjithë stafin se gara e 420 kilometrave ka qenë shumë e vështirë e për profesionistë. "Duket se e ke bërë të vështirë këtë garë" i thotë Endri në fjalë e sipër Edvinit, si organizator i saj dhe si njeriu që ka bërë 'road book'. "Epo në fund të fundit, - thotë Edvini - në edicionin e nëntë duhet të sillnim më profesionistët". Por ka pasur shumë të huaj që kanë ardhur në Shqipëri sikur ky të ishte një terren i lehtë. Pavarësisht se shumica e garuesve të tjerë e kanë treguar se gjithçka është e vështirë në Shqipëri. Terreni, që nga lumi te gurët, e mandej te mali, e mandej në det. Asgjë nuk ka qenë e lehtë.
Në orën 18:00 të paktën në stafin qendror raportohej se mbi 30 garues nuk e kanë vazhduar garën. Ashtu sikurse mendohet se etapën e ditës së sotme në Pogradec nuk mund ta vazhdojnë të gjithë. Makinat, motorët e quadët duket se janë të dëmtuar, ndërsa garuesit ende nuk po duken në linjën e fundit të finishit. Të gjithë shpresojnë të mos ndodhë asgjë. Në garën e një dite më parë ka pasur vetëm një garues që ka thyer gjurin. Ditën e djeshme nuk u raportua asnjë incident, por pjesa më e madhe e pilotëve vazhdojnë garën pa kthyer kokën pas.
Ky është edicioni i nëntë i Rally Albania. Janë gati 130 garues nga 24 vende të ndryshme të botës, që janë bërë pjesë e këtij kompeticioni. Evenimenti nisi katër ditë më parë në qytetin e Durrësit e do të përfundojë po ashtu në 14 qershor në qytetin e Durrësit, kur të jepen edhe emrat e fituesve, atyre që përballuan garën e vështirë të malit e detit shqiptar. Sot do të vazhdojnë garimin në Voskopojë, do të ndalen në qytetin antik e të vjetër 2400-vjeçar të Beratit, për t'u kthyer në Durrës sërish. Duket se pilotët janë dorëzuar. Këtë vit ka qenë më e vështirë se vitin e kaluar.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)