Mbijnë ndërtimet pa leje gjatë fushatës elektorale, Bashkia e Tiranës hesht
Tiranë- Banorët përballë ish-ekspozitës ‘Shqipëria Sot’ denoncojnë në platformën investiguese IDEA një shtesë ilegale mbi një pallat gjatë fushatës elektorale.
IDEA po publikon të plotë denoncimin e banorëve të kësaj zone:
“Zotërinj te IDEA, kjo eshte nje fotografi i pallatit qe po i behet shtese kati gjate ketyre diteve te fushates. Pallati eshte perballe ish-ekspozites ‘Shqiperia Sot’, ne krahun tjeter te lumit Lana, ngjitur me urgjencen e qytetit te Tiranes.
Ka 4-5 dite qe njerez te panjohur per banoret, por shume te njohur nga Bashkia (ata thone se kane marre leje nga zonjusha Tabaku ne Bashki) qe po ndertojne nje kat shtese pa leje. Kane prishur taracen, ka nderhyre ne oxhaqe, kane levizuar depozitat e ujit dhe antenat e pallatit si dhe sistemet diellore dhe po bejne shtese kati. Kjo eshte rrezik per banoret. Ndodh ne mes te Tiranes dhe apeleve te banoreve tek minibashkia 5 dhe tek Bashkia e Tiranes nuk i pergjigjet askush. Ndertuesit jane nen vezhgimin e disa njerezve qe thone se kane marre leje dhe se i ka firmosuar vete nenkryetarja Jorida Tabaku.
Perserisa jane bere ankesa dhe denoncime ne pushtetin lokal poer nje ndetim ne mes te Tiranes dhe asnje s’leviz atehere kjo bie ere pushtlleku dhe korrupsioni qe mbrohet nga lart.
Kryetar i bashkise thote se ndertimet pa leje moren fund dhe tani eshte koha e planit rregullues, por keta persona po e sfidojne shtetin duke paguar nen dore. Ju lutem nderhyni dhe sensibilizoni opinionin, sepse po te jete per bashkine dhe kryeministrin ata e kane hallin tek votat dhe as qe pyesin per ndertimet pa leje. Ne qe ju shkruajme jemi nji grup banoresh qe presim nga media juaj te trajtoni ket problem qytetar”.