E Diel, 1 Nëntor 2026

Inagurohet bulevardi Petro Nini, Berisha: Do asfaltojmë çdo rrugicë

berisha-aTiranë- U perurua sot në kryeqytet rikonstruksioni i bulervardit Petro Nini Luarasi pranë Shkollës së Baletit në Tiranë.

Në inagurimin me vlerë 63.7 milionë lekë nga i çili përfitojnë mbi 2 mijë banorë mori pjesë kryeministri Berisha dhe kreu i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha.

Basha në fjalën e tij bëri apel që të qëndrohet larg luftës politike pasi ajo për vite dëmtoi banorët e kësja zone që nuk njohen investime.

Larg luftes politike e konfliktit politk që i dënoi banorët e kësaj zone…Ky është vetëm fillimi i punës sonë. Së shpejti…nisjen e rikualifikimit urban të gjithë këtij blloku me vlerë 4.2 mln dollarë,-tha Basha           që ftoi qytetarët e zonës të votojnë për vazhdimin e projekteve për Tiranën Evropiane.

Kryeministri Berisha i pranishëm në inagurim premtoi se do të afsaltohet çdo rrugë e rrugicë e vendit.

Çelet një kapitull i ri për Tiranën e tyre dhe mbarë shqiptarëve. Do ti asfaltojmë rrugiçat brenda dy viteve që vijnë. Fushate jonë elektorale e qytetëruar…po dëshmojmë zhvillimin. Fushata tjetër sharje shpifje trillime,-tha Berisha duke thënë se më PD-në do të vijojnë projektet e Shqipërisë së zhvilluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›