E Diel, 1 Nëntor 2026

Foshnjet e vdekura? Tavo: Grup pune për zbardhjen e ngjarjes

Për foshnjet që dyshohet se kanë vdekur brenda 1 muaji, por që nuk janë deklaruar, kanë alarmuar Ministrinë e Shëndetësisë. Vangjel Tavo ka thënë nga Shkodra se ka ngritur menjeherë një grup pune me specialistë të shëndetësisë për të zbardhur këtë cështje.
 

Ministri tha se është në pritje të një relacioni nga ky grup ekspertësh shëndetësor, nga ku do të fillojnë edhe masat administrative për personat përgjegjës.
 

Ministri Tavo e ka quajtur si keqmenaxhim të fondeve, mungesën e ilaceve në spitale. Sipas tij është duke u hartuar një ligji i ri i prokurorimeve, ndaj pritet që nga janari të mos ketë më probleme të tilla.
 

Deklarata e Ministrit erdhën pas inspektimit te punimeve per rikonstruksionin e spitalit rajonal në Shkodër. Më pas, ai ka zhvilluar edhe nje takim me njësitë vendore per ceshtjen e ndotjes akustike, ku kerkoi angazhimin e te gjithe aktoreve per eleminimin e ketij fenomeni.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›