Foto seksi të Adele, këngëtarja padit revistën franceze
Adele është vendosur të padisë një revistë franceze, pasi ajo botoi fotot fallco të saj, ku pretendohej se ishin shkëputur nga një videokasetë ku paraqitej fituesja e 6 çmimeve Grammy.
Këngëtarja 23- vjeçare përgënjeshtroi menjëherë fotografitë, të cilat revistaPublic pretendon se janë marrë nga një video e cila ishte regjistruar me një spartphone. Foto u publikuan në numrin e sotëm në faqen e parë të revistës.

Pas marrjes se 6 çmimeve Grammy
Incidenti vjen vetëm pak ditë pasi këngëtarja e hitit Someone Like You u nderua me 6 çmime Grammy në Los Angeles, dhe kjo pritet të ndikojë në mbështetjen e fansave ndaj saj.

Adele me te dashurin e saj, Simon Konecki
Avokati i saj tashmë ka filluar procedurat ligjore për të paditur revistën, e cila numëron rreth 3 milionë lexues çdo javë.