E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia e Kosovës, Topi telefonon Jahjagën

TIRANE- Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi uron permes nje bisede telefonike homologen e Kosoves, Atifete Jahjaga per 4 vjetorin e Pavaresise.

Gjatë kësaj bisede Topi transmetoi personalisht edhe njëherë Presidentes Jahjaga dhe nëpërmjet saj, mbarë popullit të Kosovës, urimet më të mira e të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke i shprehur njëkohësisht vlerësimet dhe konsideratat më të larta për rolin e vyer të institucioneve të Kosovës në ruajtjen e integritetit territorial, në konsolidimin e së ardhmes së begatë e të integruar në gjirin e strukturave euro-atlantike si dhe për dhënien fund të pavarësisë së mbikëqyrur.

Gjithashtu, gjatë bisedës Presidenti Topi dhe Presidentja Jahjaga ndanë të njëjtat pikëpamje mbi rolin dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit shqiptar për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon. Me këtë rast Presidenti Topi e ftoi Presidenten Atifete Jahjaga për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u pranua me kënaqësi nga Presidentja e Kosovës dhe vizita e saj do të realizohet në një kohë sa më të afërt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›