E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Presidenten Jahjaga

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, sot në mesditë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Gjatë kësaj bisedë, Presidenti i shtetit shqiptar i ka përcjellë personalisht presidentes Jahjaga dhe nëpërmjet saj, mbarë popullit të Kosovës, urimet më të mira e të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Presidenti i Topi i ka shprehur njëkohësisht vlerësimet dhe konsideratat me të larta për rolin e vyer të institucioneve të Kosovës në ruajtjen e integritetit territorial, në konsolidimin e së ardhmes së begatë e të integruar në gjirin e strukturave euro-atlantike si dhe për dhënien fund të pavarësisë së mbikëqyrur.

“Gjithashtu, gjatë bisedës Presidenti Topi dhe Presidentja Jahjaga ndan të njëjtat pikëpamje mbi rolin dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit shqiptar për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon. Me këtë rast Presidenti Topi e ftoi Presidenten Atifete Jahjaga për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u pranua me kënaqësi nga Presidentja e Kosovës dhe vizita e saj do të realizohet në një kohë sa më të afërt”, thuhet në një komunikatë të zyrës së presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›