Foto/Tërmeti me të paktën 1500 të vdekur në Turqi dhe Siri

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 tronditi Turqinë në orët e para të ditës së hënë, duke vrarë më shumë se 1500 njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë në të gjithë vendin dhe Sirinë.
Fotot tregojnë shkallën e vërtetë të katastrofës që u shfaqën në të gjitha mediat botërore. Blloqe të tëra ndertesash u rrafshuan nga tërmeti, shufra metalike u shpërndanë nëpër rrugë dhe automjetet u përmbysën. Ekipet e shpëtimit po punojnë ende për të çliruar personat e bllokuar nën rrënoja.
Një pamje ajrore mbi Hatay, Turqi, duke treguar shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti.
Civilët sirianë punojnë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën një ndërtesë të shkatërruar në Idlib, Siri.
Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit në Diyarbakir, Turqi.
Punonjësit e mbrojtjes civile dhe forcat e sigurisë kërkojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura në Hama, Siri.
Një ndërtesë e shkatërruar në Hatay.
/rtsh.al/