E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Traktati i kontrollit të armëve bërthamore, Rusia biseda me SHBA për New START

Agjensitë ndërkombëtare kanë raportuar se Rusia ka biseduar me  Shtetet e Bashkuara për traktatin e kontrollit të armëve bërthamore. Bisedimet mes Moskës dhe Uashingtonit për traktatin New START ishin parashikuar të mbaheshin nëntorin e kaluar, por u pezulluan në momentin e fundit.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov ka thënë së fundmi se ka diskutuar për traktatin e kontrollit të armëve bërthamore, me ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara, Lynne Tracy.

Ryabkov tha se diskutimi për traktatin New START është zhvilluar javën e kaluar. Ryabkov shtoi se Rusia është e përkushtuar ndaj traktatit, por nuk dha asnjë datë se kur mund të mbahet raundi i ri i bisedimeve, duke u thirrur në konfliktin në Ukrainë. Bisedimet midis Moskës dhe  Uashingtonit për traktatin New START duhet që të mbaheshin nëntorin e kaluar, por u pezulluan në momentin e fundit. Shtetet e Bashkuara më herët kanë akuzuar Rusinë se po e shkel traktatin, duke mos lejuar që të kryhen inspektime në territorin rus. Traktati New START, që hyri në fuqi më 2011, kufizon numrin e kokave strategjike bërthamore që SHBA-ja dhe Rusia mund të dislokojnë, dhe po ashtu kufizon dislokimin e raketave tokësore dhe atyre të vendosura në nëndetëse.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›