MIA apel qytetarëve dhe protestuesve: Mos pengoni kalimin e ambulancave

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Agjencia për Media dhe Informim u bëri sot thirrje të gjithë qytetarëve dhe protestuesve të respektojnë punën e ekipeve të Urgjencës Mjekësore dhe të garantojnë kalimin e lirë të ambulancave.
Në një deklaratë për mediet, MIA thekson se “ambulanca, stafi mjekësor janë aty në shërbim të jetës së çdo qytetari. Pengimi i saj nuk është protestë! Është një veprim që rrezikon jetën e njerëzve që presin ndihmë urgjente”.
“Asnjë rrethanë, asnjë pretendim dhe asnjë tension nuk mund të justifikojë bllokimin e ambulancave apo cenimin e personelit mjekësor. Respektoni bluzat e bardha! Hapni rrugën për ambulancat. Jeta e njeriut është mbi gjithçka”, tha MIA.
/k.s/r.e/