Fotografi, për fansat e metalarëve në Shqipëri

Fotografja Marseida Shqarri çeli ekspozitёn e saj tё parё personale nё ambjentet e Galerisё Kombëtare tё Arteve. Ajo i prezantohet publikut shqiptar mё fotografi qё i kushtohen protagonistёve tё komunitetit “Heavy Metal” dhe fansave tё tyre, duke paraqitur me to botёn e larmishme tё sjelljes, veshjes dhe pёrkatёsinё e tyre nё botёn e veçantё. Marseida Shqarri siç na thotё, ёshtё njё nga fansat e para tё metalarёve nё Shqipёri dhe kjo e ka shtyre atё mё shumё pёr tё shkrepur kёto fotografi.
Marseida Shqarri prej 13 vitesh jeton nё Shtetet e Bashkuara. Ajo ka studiuar pёr fotografi nё “Neë England School of Fotografi”. Ekspozita do tё qёndrojё e hapur pёr artёdashёsit e fotografisё dhe fansat e metalarëve deri nё 16 janar nё ambjentet e Galerisё Kombёtare tё Arteve në kryeqytet.