E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrestohet 43 vjeçari Apostol Sotiri

Ditën e sotme në Athinë, si rezultat i bashkëpunimit të Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana me Interpol Athinën, është bërë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit Apostol Filip Sotiri, 43 vjeç, lindur në Gradisht, Lushnjë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje,e ka dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes“ dhe “Armëmbajtjes pa leje“.

Shtetasi Apostol Sotiri, në vitin 1998, ka vrarë bashkëshorten e tij për motive xhelozie, duke e qëlluar me tetë plumba, si dhe ka tentuar të vrasë gjithashtu shtetasin Ilir S.
Ky shtetas, gjatë qëndrimit në Greqi përdorte një pasaportë me gjeneralitete të tjera.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›