E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotografia e con subjektin drejt pasosmerise

Jordi Socias eshte nje burre i thjeshte, ne pamje, qe kete jave ka hapur nje ekspozite ne Shqiperi me rastin e Vjeshtes kulturore spanjolle. Nuk njihet shume nga fotografet shqiptare, ndaj kuratorit te G.A.-se G. Panariti qe ka insistuar per te, i eshte dashur te beje vertete pune per te treguar se Socias ka fokusuar nje histori te vertete te kohes sone, permes imazheve te tij. Se fundi, te 78 imazhet bardhe e zi, qe jane ekspozuar nga 8 tetori ne Galerine e Arteve, duket se e kalojne realisht vete perkorjen e Socias. Ne te parakalon jo thjesht tranzitimi i veshtire i Spanjes nga Diktatura e eger e Frankos ne Demokraci por dicka me shume, shpirti i disa karaktereve me te njohur te kohes dhe pse jo dhe vete epoka jone. Diku shikohet, ekspresioni i jashtezakonshem i Salvador Dalise, pak para se te vdiste; Borges ne shtegtimin e tij drejt verberise; Graham Green, indiferent; dhe Vitorio Gassman me portretin e tij tejet impresionues per bashkekohesit. Moravia te ndjek me cinizmin e tij karakteristik, ndersa Penelope Cruz, nje zbulim i tij, te percjell dramaticitetin e saj tejet te vecante. Almadovar, ne nje episod pune ashtu si shume e shume personazhe, qe kane bere histori, eshte krahas shume e shume te panjohurve, qe japin nje puls te kohes sone dhe konceptin e autorit per ta.

Ndoshta nje nga ekspozitat me te mira te viteve te fundit dhe absolutisht, nje nga aktivitetet, qe e nderon seksionin kulturor te Ambasades Spanjolle ne Tirane.

Ka pak fjale dhe ne biseden e pare thote se mund te flase vec anglishtes, gjithashtu, spanjisht, gjuhen katalonjase...etj (humor), por me shume i pelqen te flase para puneve. Pohojme. Ai qesh. Eshte autodidakt dhe me nje intuite tejet mbreselenese, e cila duhet thene se nuk e ka braktisur kurre. Nga menyra sesi flet per punet, kupton lidhjen e tij me artin dhe botekuptimin e tij. Sqarojme se fotografite e tij kane bere epoke ne organet spanjolle dhe ai eshte themelues dhe editor i nje prej agjencive me te njohur spanjolle te kohes, Cover. Aktiviteti organizohet nga SEASEX, shoqeria shteterore per Veprimtarine Kulturore te Jashtme te Spanjes, G.A.-se dhe Ambasada e Spanjes.

Pse e keni zgjedhur hyrjen ne kurimin e ekspozites tuaj, me motivin politik dhe ne formen e nje kamera obscura?

"Per nje arsye te thjeshte. Ajo eshte pjesa e ekspozites qe perkon me zhvillimet politike te Spanjes dhe tranzicionin e saj nga Diktatura e drejt ne Demokraci dhe nje kohe, kur une punoja ne menyre shume te drejtperdrejte me subjektet. Ishin shume ngjarje sociale te kohes, qe une doja t'i vendosja ne fokusin e aparatit tim. Ne kete moment, qe kaloi diktatura dhe erdhi liria, ka nje si ndricim, ndaj vendosa ta zgjídhja me kete lloj drite dhe si me kuti ndricuese".

A shkohet nepermjet ekspresionit te subjektit ne kuptimin e vertete te botes?

"Po. Dhe jo vetem qe shkohet, por me shume kujdes mund te arrihet qe te kuptohet realisht ai. Ne fakt, dua t'ju them se nje portret eshte nje perballje ose nje takim i vertete mes dy njerezve dhe asnjehere nuk ka vetmi ndermjet personazhit dhe fotografit. Une gjithmone mundohem te nxjerr ate te vecanten, qe percjell cdo personazh. Gjerat me atraktive te tij dhe ato qe mund te kuptohen nga karakteri i tij".

Ne fotografine, qe keni realizuar me Salvador Daline, eshte fiksuar serish ajo shprehje qe me se shumti jemi mesuar te shikojme nga ai. Pse zgjodhet dhe ju pikerisht kete lloj ekspresioni?

"Ajo qe doja te sintetizoja duke realizuar portretin e tij ishte fakti qe te nxirrja realisht ate ekspresion, qe ai kishte ne te vertete ne jete. Ne fakt, eshte e vertete qe e kane fotografuar shume Salvador Daline. Por, dua t'ju kujtoj se jane vetem dy fotografi te fundit, para vdekjes se tij dhe qe tashme jane ne shume kataloge boterore te fotografise. Njera, eshte kjo qe po ekspozohet dhe ne Tirane dhe tjetra eshte e Helmut Newton".

Keni nje cikel personazhesh, qe perbejne disa nga emrat me te shquara ne artin boteror? Si u perballet me Borges dhe pse e keni zgjedhur ne kete mjedis kaq madheshtor dhe njekohesisht te zbrazet?

"Eshte e vertete. Ai ishte i verbuar kur une realizova fotografine dhe shikonte shume me pak se me pare, nese arrinte te shihte ende. Me pelqeu, ky plan per imazhin e tij, sepse kjo e vendoste ate ne nje vend pak madheshtor (te kujtoj se ishte interieri i Hotelit Palace ne Madrid). Ne fakt, ajo qe doja te fiksoja nga ai dhe qe ndjeja per Borges ishte pikerisht veshtrimi pak i perhumbur i tij- ne nje vetmi gati absolute edhe pse ne fund te fotografise eshte nje kamerier, qe gjithsesi jep me te plote kete braktisje...".

Kur shikon punet tuaja te japin karakterin e puneve shume dokumentare. Ne fakt, duhet te qendrosh jo pak para tyre, qe te arrish te kuptosh madheshtine e shume prej karaktereve qe ju keni fiksuar dhe kane bere epoke. Eshte thjesht nje nga parimet e tuaja?

"Eshte pikerisht nje nga karakteristikat e punes time. E di qe shume fotografe abstragojne shume, per te shkuar drejt tematikes se tyre...por une punoj keshtu.

Personalisht, jam pjese e natyralizmit. Dhe, per te shkuar me tej, ajo qe dua t'ju kujtoj eshte se puna shikohet me nje moment te pare. Une mendoj se fotografia behet interesante, kur nuk e kupton mire menjehere sepse eshte bere. Atehere, duke e keqyrur me shume, ajo pikerisht edhe fiton dimensione te vecanta".

Me cfare aparati punon?

"Me kete". (Tregon nje aparat shume te thjeshte dixhital).

A ndodh qe teknika e tradhton syrin e fotografit dhe qellimin e tij?

"Nuk e besoj, sepse une vete nuk jam rob i teknikes. Por, me duket vetja i padobishem ne teknike dhe s'marr vesh shume nga ajo. Me intereson gjithmone menyra sesi duhet qe te realizoj kendveshtrimin dhe aq sa te arrij ta perdor ne program, derisa ajo te vazhdoje vete. Thjesht, ajo qe me intereson, s'eshte teknika. E pelqej ate deri aty, kur ajo arrin te superoje dhe ato qe ti kerkon. Shyqyr qe se ben punen teknika vete...".

Nuk duket sikur subjekti qe fotografon mbaron kur fiksohet ne objektivin tuaj?

"Jo, dua t'ju them se nuk mbaron apo nuk vdes, nese doni te thoni kete- por mbetet perjetesisht. Nese perjetesia eshte vdekje, po atehere ngelet ne pasosmeri. Dhe, personazhi im e di kete vertete. Kjo i jep nje trazim personazhit dhe ai eshte i bindur per mesazhin e tij, qe do te leshoje ne eter".

I penduari tregoi dje per 5 ore me radhe vrasjen e Ed Ongarit, Tan Dishes dhe Marsel Sotirit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›