E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coli, rrefen 3 vrasje dhe plagosjen e tij

Tirane- I penduari i "Bandes se Durresit", Adriatik Coli ka rrefyer dje, tre vrasje dhe plagosjen e tij. Per pese ore me radhe, i ulur ne nje karrige perballe trupit gjykues, i rrethuar nga forcat speciale te policise te maskuar, me antiplumb dhe me "Kallashnikov" ne dore, Coli ka vazhduar deshmine e tij per krimet e kryera nga ai dhe "banda". Fillimisht Coli ka treguar per plagosjen e tij me te fejuaren. "Nje dite nga fillimi ose mesi i nentorit te vitit 1998, nuk me kujtohet data e sakte, une dola me te fejuaren time, R.Tango. Ne dolem per darke dhe shkuam tek restorant "Gjeli V..". Pasi mbaruam se ngreni rreth ores 21.30, u nisa per te cuar te fejuaren tek shtepia e saj, ne nje pallat ne kat te pare tek fusha e druve. Une ndalova makinen "Lancia" ne kryqezimin tek fusha e druve, me drejtim per nga furra e bukes. Ne kete moment une vura re, se perballe me makinen time kishte ndaluar nje makine tip "Benz" i bardhe 240, qe me leshoi dritat e gjata dhe ishte rreth 10 metra larg meje, u nis ne drejtimin tim dhe kur ishte 2 apo 3 m afer meje, nga ana ime vura re se shoferi ishte me kapuc, por nuk e kishte fytyren te mbuluar. Une e pashe si siluete dhe ai ishte i dobet, i imet. Ne kete moment une pashe tek xhami i pasme, nga prapa shoferit, nje gryke arme qe nxirrte flake dhe me qelluan. Une menjehere u shtriva ne sedilje nga ana e te fejuares dhe disa plumba me kapen tek gishtat e dores se majte, ne krahun e majte, tek kemba e majte dhe tek vithet. Nje plumb me kapi tek zorra e trashe. "Benzi" i bardhe nuk ndaloi fare. Ai kur me qelloi mua ngadalesoi shpejtesine dhe pasi u qellova, iku ne drejtim te shtepise se shtetasit Erjon Lame. Une vura re se e fejuara ishte plagosur ne krahun e djathte. Erdhi policia dhe na coi ne spital", ka rrefyer dje Coli. I penduari ka treguar se pas nje muaji, ka marre dijeni se ishte plagosur nga Erjon Lame dhe nje person qe e quajne A.Selishta.

Vrasja e Ed Ongarit

Ka qene korrik i vitit 1999, kur i penduari ka shkuar ne shtepine e Lul Berishes, ku kishte gjetur Jul Mecen dhe Plaurentin. Luli u kishte thene qe te merrnim dy armet "Skorpions" dhe nje "Kallash" qe Coli e kishte mbrapa ne bagazh si dhe nje paruke te kuqe, pasi do te vrisnin Ed Ongarin. "Mora edhe nje 'Benz 240', qe ma dha Luli per ta perdorur per vrasjen. Kete makine ai nuk e ka perdorur me pare. E kam pare vetem ate dite qe e mora une. Pas nje ose dy ditesh, Plaurenti, Luli, Indriti dhe Klodi ishin tek shtepia e motres se Lulit, e cila ndodhet ne kryqezim tek Muzeumi, ne nje pallat ne katin e peste. Me mori Luli ne telefon dhe me tha:- "Merr makinen, nje 'Skorpions' e 'Kallashin' dhe hajde tek 'pesekateshi', ne hyrje te lagjes". Shkova aty dhe gjeta Lulin, Klodin dhe Indritin. Hipem te katert tek "Benzi" jeshil. Luli hipi ne timon, Klodi ne vend te pare, kurse une me Indritin u ulem mbrapa. Ne ate moment, Luli vuri paruken e kuqe, ndersa Klodi vendosi kapelen dhe u nisem. "Skorpionsin" e mori Klodi, ndersa "Kallashin" e kishim une dhe Indrit Taullai ne sediljen e pasme. U nisem dhe kur u afruam tek lokali, Luli me tha qe te zbrisja dhe te shikoja sa vete ishin dhe t'ia beja me shenje. Une zbrita nga makina dhe u afrova, pashe qe jashte lokalit ishin ulur te karriget, Edi me dy veta te tjere. Une i bera shenje Lulit me gishta dhe i thashe qe jane tre veta, Edi me dy te tjere duke pire kafe. Ne ate moment zbriti Luli me paruke te kuqe ne koke dhe me kallash ne dore, ndersa Klodiani, kishte vene kapelen e zeze prej meshini me strehe para dhe "Skorpions" ne dore. Ata u afruan anes se murit qe te mos i shihnin dhe dolen perballe me tavolinen, Klodi e qelloi nga afer Edin me bresheri. Edi ra permbys siper tavolines. Ata hipen ne makine dhe u larguan, ndersa une ika ne kembe ne shtepi", ka treguar Coli.

Vrasja e Marsel Sotirit

Nje jave pas vrasjes se Ed Ongarit, "Banda e Durresit" ka pergatitur vrasjen e Marsel Sotirit. ka qene korrik i vitit 1999, kur i penduari Coli eshte lajmeruar per takimin e radhes me kreun e tyre, tek shtepia ne plazh. "Sa hyra brenda Plaurenti me tha qe, "sot do palosim Marselin". Une i thashe ishalla. Po vij dhe une te gjuaj se ai me la gjysme njeriu. Kur u bene planet, Luli tha:- "Ti Tiku do te jesh shofer dhe do marresh "Benzin" jeshil qe perdorem tek vrasja e Ed Ongarit dhe do na cosh ne tek ura, qe ndodhet tek shinat e trenit qe del te plazhi "Iliria". Vete do rrish siper te kodra. Kur te degjosh krisma, do te vish menjehere aty ku na le dhe do te bllokosh rrugen nga krahu i "Plepave", qe te kemi te lire kalimin per ne Durres". Sa ishte erresuar, une mora "Benzin" jeshil dhe hipa bashke me Lulin, Plaurentin, Indrit Taullain dhe Klodin. Ne moren me vete nje mitraloz te rende "Kolinov", nje mitraloz te lehte me rrotacile, ku futem fisheket, nje kundra tank, tre automatike "Kallashnikov", nje e kisha une, kater. Shkova dhe i lashe cunat me armet tek ura. Ne makina mbajta vetem "Kallashin" tim. Kthehem mbrapa dhe qendrova ne buze te rruges kryesore, ne faqe te kodres. Pas rreth gjysme ore, une degjova krisma te shumta armesh dhe menjehere shkova me makine tek ura, qe me thane ata", ka treguar Coli. Ne fund ai ka pohuar se te nesermen, kishte marre vesh qe ishte vrare Marsel Sotiri.

R.Caushaj

"Ja si vrame Tan Dishen"

Vrasja e fundit qe eshte treguar dje, nga ana e te penduarit te "Bandes se Durresit", Adriatik Coli, ka qene ajo e Tan Dishes. Pikerisht behet fjale per nje ngjarje te ndodhur rreth muajit maj e qershor te vitit 2000, pas vrasjes se Mehmet Saliut nga Erjon Lame. "Bujar Gashi qe ishte kusheri i pare me Metin, i tha Klodit, Plaurentit dhe Indrit Taullait qe me Erjon Lamen shoqerohet Tan Disha dhe te dy shoqerohen me disa cuna te tjere, te njohur si pronar lokalesh ne Durres, te cilet kishin lidhje me Marsel Sotirin. Klodi, Plaurenti dhe Indrit Taullai vendosen ta vrisnin Tan Dishen, meqe shoqerohej me ata qe thash me larte dhe kete detyre ma ngarkuan mua dhe Indrit Dokles. Shkuam ne Shenavlash tek shtepia e Mehmet Saliut, ku pritem sa u erresua pak, bashke me "Cupjen". Bujari kishte lene nje djale per te ruajtur tek lagjja Tan Dishen dhe kur do te dilte Tani per ne Durres. Dolem me makinen e Cupjes dhe zbritem poshte, shoferi iku. Une me Indrit Doklen dolem dhe zume priten rreth 300-400 metra larg shtepise se Tan Dishes, kurse Indrit Taullai dhe Bujar Gashi shkuan 500 metra para nesh, qe kur te kalonte Tani, te na lajmerojne me nje te shtene pistolete. Pasi kemi ndenjur rreth 30 minuta aty, ne te dy anet e rruges afer nje gardhi ku kishte parkim makinash ne krahun e kenetes, degjuam te shtenen e pistoletes qe na sinjalizonte per ardhjen e Tan Dishes. Indrit Dokle, doli ne rruge ndersa une isha pak para tij, ne anen tjeter te rruges. Sa pashe dritat e makines, qe po afrohej, e lashe te afrohet rreth 20 metra dhe fillova te qelloi me automatik ne drejtim te makines deri sa mbarova karikatorin e "Kallashit". Pasi mbarova une filloi te qellonte Indrit Dokle dhe une po nderroja karikatorin, kur ne ate moment makina doli nga rruga dhe ra ne kanal", ka mbyllur deshmine e tij Coli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›