Koushner: Vendet e Ballkanit në BE
“Mbeten pengesa për këtë çështje, por qëndrimi ynë politik është shumë i qartë”, theksoi ai mbrëmë në Paris, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç.
Ministri Koushner u shpreh se Marrëveshja e Lisbonës, e cila së shpejti do të bëhet e plotfuqishme, kërkon qëndrim unik për anëtarësim të vendeve të tjera në BE.
Por, ai u shpreh se Serbia, e cila sipas Koushnerit “qartas duhet të jetë anëtare e BE-së”, duhet të bëjë përpjekje për zënien e të akuzuarit për krime të luftës, Ratko Mlladiç.
“Vetë fakti se ai nuk është zënë ende” tregon se Serbia nuk ka bërë sa duhet në këtë aspekt”, tha Koushner.