E Diel, 1 Nëntor 2026

Barroso shpreson se Praga do ratifikoje traktatin

Kryeministri cek, Jan Fischer, tha dje se vendi i tij do ta ratifikoje Traktatin e Lisbones, qe synon te permiresoje procesin e vendim-marrjes ne Bashkimin Evropian. Duke folur pas bisedimeve me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, kryeministri cek tha se shpresonte qe traktati te ratifikohet nga Republika Ceke deri ne fund te ketij viti. Parlamenti cek e ka miratuar Traktatin e Lisbones, por presidenti Vaclav Klaus, i cili eshte euroskeptik, nuk e ka nenshkruar ate. Barroso, tha se shpresonte qe edhe Republika Ceke do ta ratifikonte traktatin, per t'i hapur rruge hyrjes se tij ne fuqi. "Angazhimi i qeverise ceke eshte shume i qarte. Sigurisht qe ne e respektojme plotesisht rendin kushtetues ne Republiken Ceke, ashtu sic kemi bere edhe me vendet e tjera anetare. Pra, duhet te presim qe ky proces kushtetues te perfundoje. Kur ai te kete perfunduar, ne nuk shohim ndonje arsye per vonesa te tjera. Shpresoj qe nga fundi i ketij muaji ta kemi me te qarte situaten qe une te krijoj komisionin e ri, te shperndaj postet e komisionereve sa me shpejt qe te jete e mundur. Une shpresoj se Traktati i Lisbones do te hyje ne fuqi se shpejti, duke bere te mundur qe Evropa te perqendrohet ne arritjen e rezultateve qe kane rendesi per te permiresuar jeten e perditshme te qytetareve tane", - tha Barroso.

Zhvillimi vjen disa dite pasi Irlanda votoi pro traktatit ne nje referendum te mbajtur, pas jo-se se pare dhene me heret ketij traktati.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›