E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotografitë që zbulojnë Gjirokastrën e ‘800-ës



Ditët e fundit në Gjirokastër u hap një ekspozitë fotografike bardhë e zi me pamje nga qyteti i gurtë në fillim të shekullit të kaluar. Aktiviteti u organizua nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare dhe ente të tjera lokale, në bashkëpunim me shoqatën “Dante Aligieri” dhe studion fotografike “Vito” të Gjirokastrës. Fotoekspozita hedh dritë interesante në thelbin e një periudhe jo dhe aq të njohur të jetës së qytetit dhe arkitekturës së tij. Ajo përmban pamje të rralla të ujësjellësit të Ali Pashës, ndërtim për fat të keq i zhdukur në pjesën jugore të Kalasë, si dhe pamje të kësaj të fundit para se të ndërtohej kulla qendrore e burgut të dikurshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›