Kadareja në dokumentarin e Piro Milkanit
Shkrimtari Ismail Kadare ka shkuar këto ditë në qytetin e tij të lindjes, dhe pikërisht në shtëpinë e tij duke u shndërruar për herë të parë në një dëshmi filmike. “Top Channel” nisi punën për prodhimin e një dokumentari kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit të famshëm. Xhirimet filluan këto ditë në shtëpinë e tij të lindjes në Gjirokastër, e cila është në proces restaurimi. Shkrimtari 73-vjeçar udhëhoqi grupin e xhirimit nëpër shtëpinë e tij, duke sjellë kujtimet e fëmijërisë, një pjesë të të cilave ai i ka skalitur në romanin “Kronikë në Gur” GCDO i dhuroi shkrimtarit një kopje të projektit për një muze të ri në Kala, që ka huazuar emrin e romanit të famshëm. Dokumentari do jetë i pari produksion kushtuar tërësisht jetës dhe veprës së Kadaresë. Regjisor i dokumentarit është Pirro Milkani. Për Kadarenë ka mbetur i panjohur për publikun dhe një dokumentar që kanë bërë francezët në Shqipëri, që qëndron i mbyllur në arkivat e TV Klan.