Korçë, përplasja e motorit me makinën, vdes 39-vjeçari
Një aksident me pasojë një të vdekur është shënuar dy ditë më parë në aksin rrugor Korçë-Maliq dhe konkretisht në vendin e quajtur Gryka e Poçestës. Sipas burimeve zyrtare policore, nga veprimet e para procedurale rezultoi se një motor tip “Jamaha 49 ǔ, i cili drejtohej nga shtetasi Ledion Shupe, është përplasur me një mjet tip “Ford” me targa TR 5568 P, me drejtues mjeti shtetasin Yllson Bregu. Nga aksidenti i ndodhur gjeti vdekjen shtetasi Arjan Shupe, 39 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me motorin në pronësi të tij, të cilin e drejtonte nipi i tij, shtetasi Ledion Shupe, 15 vjeç. Sipas burimeve, shtetasi Ledion Shupe, pas mjekimeve të marra në spitalin civil të Korçës, është jashtë rrezikut për jetën dhe është marrë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal. Ndërsa drejtuesi i mjetit, Yllson Bregu, 37 vjeç, është arrestuar për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.