E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, Thaçi takon Catherine Ashton

Gjate vizitës së tij në Bruksel kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takohet me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, dhe me zyrtarë të lartë të Belgjikës, vend ky që së shpejti e merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Prespektiva europiane e Kosovës mbetet në qendër të bisedimeve, në një kohë kur zyrtarët e evropianë në Prishtinë e Beograd insistojnë se Brukseli nuk do t’iu ofrojë ndonjë agjendë të bisedimeve palëve pa dialog mes tyre.

“Shpirti evropian” i bashkëpunimit rejonal që është promovuar në Konferencën e Sarajevës, mendohet që të shërbejë gjatë këtyre bisedimeve. Detajet e këtij angazhimi të BE-së, pritet që t`i bëjë publike vetë nënpresidentja e Unionit, Ketrin Eshton, gjatë një vizite që do t’u bëjë të dyja vendeve, pas publikimit të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik. Një ditë më parë në Bruksel, Thaçi theksoi se pret nisjen e shpejtë të bisedimeve lidhur me liberalizimin e regjimit të vizave gjatë takimit me komisuionerin për zgjerimin Stefan Fule. Ndërsa gjatë takimit me Sekretarin Rasmusen është vlerësuar situata e sigurisë në Kosovë dhe progresi e arritur në këtë fushë.

Alsat < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›