Fotokopjojne euro per te blere celular
Vlore- Tre te mitur kane gjetur menyren me te cuditshme per te mashtruar. Nese hakersat vjedhin kode ne internet per te grabitur bankat, 17 vjecaret shoke me njeri-tjetrin kane fotokopjuar 100 euro per te blere celular ne treg duke mashtruar shitesit. Policia e Vlores ka ndaluar tre te miturit me inicialet, S. P., O. C., dhe A. M., te dyshuar per vjedhje me ane te mashtrimit dhe falsifikim te monedhave, ndersa do i hetoje ne gjendje te lire. Burime zyrtare thane se denoncimi ishte bere nga nje shites celularesh tre muaj me pare ne komisariat. Hetimet jane kryer nga sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar, qe pasi ka marre karakteristikat e te rinjve, eshte vene ne kerkim, duke i zbuluar gjate mengjesit te djeshem pas disa javesh hetime intensive.
Tre te miturit sipas policise se Vlores, tre muaj me pare kishin mashtruar shitesin me me iniciale S. P., duke i dhene dy prerje 100 euro te falsifikuara. Me nje fotokopje tip skaner, ata kishin fotokopjuar dy cope kartmonedha 100 euro, te cilat ia kishin dhene shokut te tij A. M. Ky i fundit, se bashku me dy te tjeret, ne daten 25 shtator, i jane drejtuar nje dyqani celularesh ne lagjen "10 Korriku" ne Vlore dhe me keto 200 euro kane blere nje celular. Pasi jane larguar nga dyqani, pronari ka vene re se valuta e paguar nga adoleshentet ishte false. Ai menjehere ka lajmeruar policine, e cila ka vijuar hetimet dhe ka mundur te identifikoje menjehere te dyshuarit, te cilet u shoqeruan ne polici dhe me pas eshte vendosur qe te hetohen ne gjendje te lire.
Skaneri
Policia tha se te miturit do te hetohen per vepren penale te "falsifikimit dhe perdorimit te kartemonedhave ne bashkepunim". Policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale skanerin e perdorur per falsifikim, si dhe aparatin celular te blere nga tre te rinjte ne dyqan.