Dy vellezerit akuzohen per kontrabande
Dy vellezerit Astrit dhe Genci Lamce rane ne pranga tre dite me pare ne saje te operacionit te koduar "Ora e Florinjte". Gjate arrestimit te tyre, policia sekuestroi sasine prej 109 kilogram flori, si dhe dy shufra ari, qe sipas te dhenave te para policore i perkisnin thesarit te grabitur ne vitin 1997, ne Krrabe. Por, me pas rezultoi se keto lingota nuk i perkisnin Thesarit te Shtetit. Vlera e floririt te sekuestruar nga prokuroria arrin mbi 1 milion euro. Punishtja e arit furnizonte tregun e Tiranes me flori, eshte zbuluar prej disa kohesh. Hetimet kane nisur tre muaj me pare nga prokuroria, njesia Task Force, ku jane perdorur metoda speciale te hetimit. Nga hetimet, ka rezultuar se aktiviteti i dy vellezerve Lamce shtrihej ne kryeqytetet, nga banesa e tyre, qe sherbente per punishte te kontrabandes se floririt. Kjo pushonte ishte e pajisur me kamera te sigurise. Dy vellezerit kishin 15 vjet qe merreshin me tregti floriri ne kryeqytet. Prokuroria e Tiranes ka ngritur ndaj tyre akuzen e "kontrabandes se mallrave".