E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja per token, pranga te dyshuarit

Pashuk Marjakaj kapet pas tete oresh operacion ne fshatin Bene

Shkoder- Nuk ka zgjatur me shume se tete ore arratia e te dyshuarit per vrasjen e fqinjit te tij te moshuar per shkak te nje konflikti te vjeter pronesie. Pashuk Marjakaj eshte arrestuar duke u gdhire dita e djeshme nga uniformat blu te policise se Shkodres, nen akuzen e vrasjes se 62 vjecarit Prendush Podja. I dyshuari gjate marrjes ne pyetje nuk ka pranuar autoresine, ndersa policia tha se e ka kapur ne malet perreth zones se fshatit Bene, ku qendronte i fshehur. Mbi 30 uniforma blu, edhe pse ne erresiren e nates, kane mundur te rrethojne zonen ku mendohej se fshihej 50 vjecari. Mesohet se per te mundesuar kapjen kane ndihmuar edhe familjaret e te ndjerit dhe te aferm te vete te dyshuarit, pasi njihnin shume mire zonen malore ku kishte ndodhur krimi.

Policise se Shkodres i jane dashur 3 ore udhetim derisa te mberrije ne vendin e ngjarjes dhe me shume se pese ore te tjera per te bere arrestimin e Pashuk Marjakaj. Sipas grupit hetimor, duke marre parasysh terrenin e veshtire ne ate zone, ka mberritur ne vendngjarje rreth ores 19:30. Fale veprimeve te para hetimore eshte bere e mundur zbardhja e rrethanave te krimit dhe identifikimi i autorit te dyshuar te vrasjes, i cili eshte larguar menjehere. Burime zyrtare thane se kapja e autorit te dyshuar te krimit se bashku me armen e zjarrit pistolete tip "TT", eshte bere rreth ores 00:30 te mengjesit te djeshem. Mesohet se arma u sekuestrua ne cilesine e proves materiale dhe u be e mundur qe Marjakaj te dergohej menjehere ne qelite e paraburgimit te komisariatit Shkoder.

I dyshuari ka mohuar kryerjen e vrasjes se bashkefshatarit te tij, por nga marrja ne pyetje e te afermve te viktimes eshte zbuluar shkaku, qe ka qene grindja per nje siperfaqe toke ku kalonte edhe rruga e fshatit. Pashuk Marjakaj akuzohet per dy vepra penale, "vrasje me dashje" dhe "armembajtje pa leje" dhe pritet te dale diten e neserme ne gjykate per masen e sigurise. Kurse arma e dyshuar e krimit eshte derguar per ekspertize balistike ne Laboratorin Kriminalistik ne Tirane, ku do te dalin pergjigjet zyrtare nese pistoleta ka kryer qitje naten e ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›