E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina merr zvarre te moshuarin

Fier- Nje 64 vjecar nga lagja "Afrim i ri" i qytetit te Fierit eshte aksidentuar mbremjen e kaluar ndersa ecte ne kembe pergjate rruges qe te con ne plazhin e Semanit. I moshuari Esat Besholla mesohet se kthehej ne banesen e tij pas nje vizite qe kishte kryer tek te afermit e vet. Mjeket thane se ai mberriti ne gjendje te rende shendetesore c'ka ka veshtiresuar edhe identifikimin e tij ne momentin e pare edhe pas dergimit ne sallen e reanimacionit. Nje automjet i paidentifikuar nga policia, ka qene duke ecur me shpejtesi dhe drejtuesi nuk ka vene re kembesorin Basholli. Makina ka goditur te moshuarin dhe e ka marre zvarre per disa metra. Banoret e zones kane derguar menjehere ne spital te aksidentuarin, kurse nje grup hetimor nisi kerkimet per autorin dhe rrethanat e ngjarjes. Konfirmohet se i demtuari paraqitet ende ne rrezik per jeten, pasi ka humbje te medha te gjakut si dhe fraktura te renda ne te gjithe trupin. Efektivet moren deshmite e kalimtareve te rastit qe dhane shpjegime per mjetin qe shkaktoi aksidentin.

Xh.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›