E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korren 4 37 rrenje kanabis, arratiset pronari

Zbulimi i kesaj ngjarjeje ka bere te gjendet edhe nje parcele tjeter e mbjelle me kanabis ne rrethin e Krujes. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bene te ditur dje se sherbimet e Seksionit te Luftes Kunder Narkotikeve, ne bashkepunim edhe me ato te Komisariatit te Policise Kruje, bene te mundur identifikimin ne nje zone te pyllezuar ne fshatin Rrajz, komuna Cudhi, te nje parcele me siperfaqe rreth 750 m2, brenda se ciles ishin mbjelle 437 bime narkotike te llojit Canabis Sativa. Bimet te cilat ndodheshin ne fazen e pjekjes, me pas u asgjesuan me djegje. Nderkohe qe po punohet per te gjetur pronarin e parceles, i cili kishte treguar nje mjeshteri te vecante, pasi kanabisin e kishte fshehur pas vijave te misrit. Policia tha se mostrat e droges jane derguar ne laborator per analizat perfundimtare qe do te provojne llojin e saj per te vijuar me tej hetimet per ngjarjen dhe kapjen e pronarit te parceles.

437

Bime

Kanabis sativa jane zbuluar nga agjentet e antidroges mengjesin e djeshem ne komunen Cudhi te Krujes duke bere korrjen dhe asgjesimin e saj te menjehershem.

Ngjarja, merren ne pyetje te afermit

Policia e Krujes ka marre ne pyetje diten e djeshme kunatin dhe familjaret e viktimes, 45 vjecarit Hamit Karaj, qe u gjet i vdekur praen nje parcele te mbjelle me marijuane. "Te afermit kane pranuar se Karaj ka qene per darke tek kunati, por nuk kane shpjeguar asgje per parcelen, duke thene se nuk kishin dijeni", thane zyrtare te policise per kete ngjarje, qe e cilesuan si vrasje nga pakujdesia, pasi rrezuan pisten e vrasjes. Per nisjen e hetimeve per veprat penale te kultivimit te narkotikeve dhe armembajtjes pa leje, hetuesit thane se ceshtja pritet te pushohet pasi ka vdekur autori i dyshuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›