E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti i Elbasanit kritikon Janullatosin

Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 17:30

Konflikti i regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare ka përfshirë edhe personazhe të kishës, si At Nikolla Marku, prift i kishës ortodokse në Elbasan.

At Nikolla Marku u shpreh kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe deklaron se qarqe greke, në bashkëpunim me Janullatos, Gejxh dhe Bollano, po cenojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit shqiptar.

“Janullatos, Bollano, Gejxh, konsulli grek në Korçë, me veprimet e tyre politike kanë konsumuar vepër penale ndaj kombit shqiptar. Kërkojmë nga organet e akuzës që ti nxjerrë para drejtësisë. Ne i dënojmë ashpër bashkëpunëtorët e këtyre qarqeve”, tha At Nikolla Marku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›