Fox në reklamat e Armani

Seksi aktorja e filmit “Transformers”, Megan Fox është zhveshur vetëm në të brendshme për të bërë një kampanjë marketingu.
Aktorja 23 vjeçare e ka zëvendësuar modelen Victoria Beckham për t’u bërë fytyrë botërore e veshjeve të brendshme të kompanisë “Emporio Armani”.
Megan, e cila po ashtu është paraqitur edhe në reklama për fermerkat e kësaj kompanie italiane, kishte nënshkruar kontratë në tetorin e kaluar.
Legjenda e modës, Giorgio Armani ka thënë mbrëmë: “Megani është e re dhe seksi dhe ka një shpirt artisteje. Veshjet e brendshme Empoprio Armani dhe Armani Jeans janë vetëm për të rinjtë, kështu që ajo është zgjedhje e duhur për prezantimin e këtij koleksioni”.