E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazarati ndihmon banorët e dëmtuar nga përmbytjet në Shkodër

Tiranë, 12 janar NOA Disa komuna të Qarkut
Gjirokastër, në shenjë solidariteti me banorët e shpërngulur nga përmbytjet në
Qarkun e Shkodrës, kanë vendosur të japin një kontribut financiar.

Ministria e Brendshme deklaroi sot se Komuna
Lazarat dhe Komuna Cepo vendosën të kontribuojnë me nga 4 milion lekë të
vjetra, Komuna Lunxhëri 3 mijë euro, Komuna Odrie, Komuna Pogon dhe Komuna
Dropull i Sipërm nga 2 mijë euro.

Kontributi i Komunës Lazarat do të shtohet
edhe me një pagë mujore të kreut të komunës dhe nga 5 mijë lekë nga çdo i
punësuar dhe çdo këshilltar.

Po kështu në këtë komunë është krijuar edhe
një komision për të nxitur kontributin e komunitetit.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›