E Diel, 1 Nëntor 2026

Palermo i rikthehet Xhemajlit

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Parmën, me të cilën e gjeti edhe golin e parë, në eksperiencën e tij italiane, Blerim Xhemajli ka rifilluar të pëlqehet nga Palermo, e cila gjatë verës që shkoi ishte shumë afër transferimit të tij. Kështu shkruante të martën uebfaqja, 4-4-2.com, sipas së cilës, në muajt e ardhshëm klubi sicilian mund ta fillojë një ofanzivë të re për futbollistin shqiptar, kartonin e së cilit e mban Torino.

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ishte më këmbëngulësi për ta transferuar përfaqësuesin zviceran, por në fund kishte dështuar gjithçka. Numri një i klubit sicilian është zhgënjyer me këtë dështim, por ai nuk e ka ndërmend të heq dorë nga 23-vjeçari. “Nëse Xhemajli do të vinte tek ne, aktivitetin tonë të transferimeve do ta përmbyllnim në mënyrë perfekte”, ka thënë Zamparini, duke iu referuar verës që shkoi.

Sidoqoftë, Xhemajli e ka impresionuar Zamparinin edhe këtë sezon, me paraqitjet e tij me klubin parmalat. Parma e ka mundësinë e blerjes së gjysmës së kartonit të Xhemajlit në fund të sezonit, për 3.5 milionë euro. Zamparini do të aplikojë direkt tek Torino, e cila i ka të drejtat e shitjes së futbollistit. Kreu i klubit sicilian dëshiron që gjithsesi ta sjellë në klubin palermitan Blerim Xhemajlin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›