E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave: Bashkia e Tiranës nuk ka miratuar buxhetin e 2010

Tiranë, 12 janar
NOA Ministria e Financave ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp me anë të së
cilës e ka quajtur propagandistik njoftimin e një dite më parë të bashkisë së Tiranës
për përdorimin e buxheteve nga njësitë e qeverisjes vendore.

Buxheti i vitit
2010 është vënë në dispozicion të gjithë përfituesve nga fondet e autorizuara
prej tij që në dt 1.01.2010 dhe pagesat për to bëhen pa asnjë lloj kufizimi nga
Thesari i cili disponon mjetet monetare në masë të plotë të shumave të
programuara në ligjin e buxhetit 2010.

Të gjitha fondet
e papërdorura gjatë vitit 2009, përfshi dhe grantet konkurruese për njësitë e
qeverisjes vendore, janë të trashëgueshme në masën 100 për qind për vitin 2010
dhe se ato mund të përdoren vetëm nga njësitë e qeverisjes vendore deklaroi
sot ministria e Financave e cila shtoi se Bashkia e Tiranës dhe njësitë e qeverisjes
vendore që ende nuk kanë miratuar buxhetin e vitit 2010, deri në miratimin e
tij, do të shërbehen në degët e thesarit në përputhje me ligjin, pra do të autorizohen
të kryejnë çdo muaj shpenzime deri në 1/12 e shpenzimeve faktike të buxhetit
vendor në vitin buxhetor paraardhës.

Bashkia Tirane
dhe çdo njësi e qeverisjes vendore mund të paraqesin në çdo moment
dokumentacionin përkatës pranë degëve të thesarit  për kryerjen e shpenzime të pa paguara gjatë
vitit 2009, në përputhje me pikën 3 si më sipër.

Dega e Thesarit në
Tirane dhe në të gjithë vendin nuk kanë penguar, përkundrazi kanë bashkëpunuar
dhe ndihmuar përfaqësuesit e qeverisjeve vendore me asistencë për mënyrën e
zbatimit korrekt të ligjit.

Ftojmë bashkinë e
Tiranës që të lerë mënjanë retorikën politike dhe të hartojë dhe miratojë në
kohë buxhetin e saj për vitin 2010 deklaroi më tej ministria e Financave.

k.k/NOA - Lexoni
replikën e Bashkisë së Tiranës

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›