Fqinja e publicistit: Si e gjetëm Ardian Klosin të vetëvarur në depon e shtëpisë
Dëshmitarja: Kaloi në depresion nga vdekja e nënës.
Fqinja e publicistit: E shoqja sishte në shtëpi, kishte marrë SMS të tmerrshme.
Publicisti Ardian Klosi është vetëvarur në shtëpinë e tij te Liqeni i Thatë në Sauk të Tiranës, në momentin kur ndodhej i vetëm në banesë. Disa minuta pasi bashkëshortja e tij, Jutta Benzenberg, kishte dalë nga shtëpia për të marrë vajzën e vogël që ishte në kursin e gjuhës së huaj, publicisti i ka dërguar asaj një mesazh telefonik.
Duke qenë se ai ishte vetëm në shtëpi, bashkëshortja e Klosit i ka telefonuar fqinjës së saj, Shpresës, së cilës i ka kërkuar të shkonte menjëherë në banesë, duke i thënë të shihte çfarë kishte ndodhur sepse Ardiani i kishte dërguar një mesazh të tmerrshëm. Fqinja e familjes Klosi tregoi dje për gazetën Panorama momentin kur e kanë gjetur të pajetë publicistin 54-vjeçar, pas kërkimeve që kanë zgjatur për më shumë se dy orë e gjysmë. Gjithashtu, dëshmitarja tregon edhe dhimbjen e familjarëve në momentin që kanë gjetur trupin e pajetë të Ardian Klosit, i cili, sipas saj, ditët e fundit ishte mjaft i qetë dhe i qeshur. Ndërsa shprehet se Klosi e ka vuajtur prej 10 vitesh vdekjen e të vëllai, por gjendja e tij është përkeqësuar pas vdekjes së nënës së tij, Jolandës, pesë muaj më parë. Sipas fqinjës së Klosit, ai nuk kishte arritur ta pranonte ende vdekjen e nënës së tij, dhe kjo kishte përkeqësuar shëndetin, duke e çuar edhe dy herë të tjera në tentativa vetëvrasjeje.
Ju jeni fqinja më e afërt e familjes Klosi. Çfarë marrëdhëniesh kishit me Ardian Klosin?
Marrëdhënie të shkëlqyera, shumë familjare. Siç e shihni, shtëpitë tona janë shumë afër njëra-tjetrës dhe për çdo problem i jemi gjendur afër edhe na janë gjendur. Edhe për gëzime po ashtu.
Prej sa vitesh njiheni me Ardian Klosin?
Ka thuajse 15 vjet që i njohim. Siç ju thashë, e kishim krijuar atë lloj familjarizimi sa i besonim njëri-tjetrit gjithçka. Sa herë që ata nuk ishin këtu, unë kujdesesha për shtëpinë dhe ata gjithashtu.
Shohim që shtëpia e Ardian Klosit sot është e mbyllur, nuk janë hapur dyert e mortit. Nuk do të bëhen këtu pritjet për ngushëllim?

Shpresa, fqinja e Ardian Klosit
Jo, në shtëpi nuk ka njeri. E kam unë çelësin e shtëpisë, e kam mbyllur dhe jam kujdesur që nga mbrëmë kur ndodhi ngjarja. Të gjithë janë zhvendosur në shtëpinë e prindërve të Ardianit, te rruga Fortuzi, aty do të bëhen pritjet për ngushëllim. Janë kujdesur motrat e tij për gjithçka. Sigurisht, edhe bashkëshortja, Jutta, me të cilën po ashtu kam shumë afrimitet.
Si ishte Ardian Klosi ditët e fundit që keni komunikuar me të?
Ai ishte shumë mirë këto ditë. Ishte i qeshur dhe bisedonim shpesh. Ishte shumë i qetë që pasi doli nga spitali dhe askush nga ne nuk e mendonte më se ai do të tentonte prapë vetëvrasjen, siç e provoi edhe herët e mëparshme.
Po në rastet e mëparshme që ju përmendni, si ka qenë gjendja e tij?
Ka kohë që Ardiani nuk është ndjerë mirë nga depresioni. Goditjen e parë e mori kur i vdiq vëllai, para dhjetë vitesh. Ndërsa më pas i vdiq nëna, në nëntor të vitit të kaluar. Ai ishte shumë i lidhur me të ëmën. Kjo ishte mjaft e rëndë për të dhe, siç duket, nuk arriti ta pranonte vdekjen e saj, sa arriti të tentonte dy herë vetëvrasje.
Kur e mësuat për atë që i kishte ndodhur Ardian Klosit?
E mësova që mbrëmë (të enjten), rreth orës 21:00. Më mori në telefon e shoqja, e cila po qante dhe ishte shumë e shqetësuar. Të lutem, nxito të shkosh në shtëpi. Shiko për Ardianin se më ka sjellë një mesazh të tmerrshëm. Kam frikë se mos i ka ndodhur ndonjë gjë e keqe, më tha Jutta në telefon.
Nuk ndodheshin në shtëpi gruaja dhe vajzat e Klosit?
Jo, asnjëra. Vajza e madhe, Ana, është me studime në Gjermani dhe sot (dje) do të kthehej. Ndërsa bashkëshortja, Jutta, kishte ikur disa minuta para se të më merrte në telefon, që të merrte vajzën e vogël, Katerinën, tek Gjuhët e Huaja, sepse ndiqte një kurs anglishteje.
Pra bashkëshortja kishte qenë gjithë mbrëmjen me të?
Po, në shtëpi ishin të dy. Madje kur më mori në telefon, Jutta më tregoi se Ardiani i kishte thënë që ta linte vajzën te shtëpia e motrës sonte dhe nesër ti merrnin bashkë kur të vinte edhe vajza tjetër nga Gjermania.
Si vepruat pas telefonatës së bashkëshortes së Klosit?
U shqetësove shumë, bashkë me tim shoq. U shqetësuam sepse ajo po qante dhe ishte mjaft e tronditur nga mesazhi që ai kishte dërguar dhe që më thoshte që ishte i tmerrshëm. Duke ditur edhe rastet e mëparshme, u trembëm dhe dolëm menjëherë nga shtëpia që të shkonim te shtëpia e tij.
Shtëpia e Ardian Klosit ishte e hapur?

Shtëpia ku banonte Klosi, aty ku ndodhi ngjarja
Po, e hapur, dhe unë bashkë me tim shoq nisëm ta thërrisnim e ta kërkonim nëpër shtëpi. Pastaj erdhi edhe Jutta me vajzën dhe motrën e Ardianit.
Kur arritët ta gjenit?
Mund të them që kemi kërkuar më shumë se dy orë e gjysmë. Jutta më lajmëroi rreth orës 21:00, siç ju thashë, dhe që atëherë filluam të kërkojmë e ti thërrasim. Pastaj erdhën edhe ata dhe vazhduam ta kërkonim për shumë kohë.
Po pse nuk e gjenit dot?
Nuk kemi lënë dhomë të shtëpisë pa kontrolluar. Pastaj dolëm e po kontrollonim dhe jashtë, rreth e rrotull shtëpisë, madje edhe jashtë rrethimit. Më pas lajmëruam policinë, sepse nuk po arrinim të zbulonim asgjë dhe sa më shumë kalonte ora, aq më të frikësuar ishim për më të keqen. Madje erdhi edhe policia, dhe as ata nuk po e gjenin dot.
Në fund, si arritët ta zbulonit?
Ai ishte në një depo të vogël që ata kanë në shtëpi. Jutta kishte hyrë disa herë aty dhe nuk e gjente dot, madje as policia. Pasi ai ishte varur në traun që ndodhet pas derës. Dera hapej dhe ne nuk e shihnim dot, sepse ai ishte pas saj. Por herën tjetër që Jutta u fut aty, ndezi dritën dhe në një moment te xhami i dritares pa që po pasqyrohej Ardiani dhe ajo bërtiti. Mos! Ardiani qenka këtu në tavan, tha dhe filluam ta zbrisnim nga aty. Por ishte vonë. Për pak minuta bëhej mesnatë. Ndërsa ai mesazhin e kishte dërguar prej orës 21:00.
Nuk kishte asnjë shenjë jete në atë moment?
Jo, ai kishte ikur. Madje Jutta fajësonte veten që u vonua kaq shumë, sepse mendonte se mund ta kishte shpëtuar. Por edhe policët që ishin aty na thanë që në të tilla raste gjithçka zgjat maksimumi vetëm katër minuta. Kështu që ne nuk mund të kishim bërë asgjë.
Po vajza e vogël…?
Vajza u tmerrua. Ajo është vetëm 16 vjeçe. Ndërsa e madhja… nuk e di çfarë tju them. Ajo vjen sot (dje) dhe ende nuk i kanë treguar asgjë.
VAJZA
Vajza e madhe e publicistit Ardian Klosi, Hanna Alexandra, e cila vazhdon studimet në Gjermani, nuk ndodhej në