Milo: Berisha pranoi ‘të vegjlit’, nuk mund të na e dredhin nën dritën e diellit
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo deklaroi sot në në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, në 9-vjetorin e themelimit të PDS-së se, në prononcimin e fundit publik kryeministri Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë për zgjedhjen e formulës që materializon propozimet e partive të vogla.
“Berisha la të hapur mundësinë për zgjedhjen e formulës që materializon propozimet tona. Nuk ka mundësi që drafti të mos shqyrtohet nga komisioni ku kanë hedhur firmën 26 parti, nuk mund ta dredhin në dritën e diellit. Është një detyrim për dy forcat kryesore që të miratojnë një reformë, ku vota të jetë e barabartë”, u shpreh Milo.
Sipas Milos, zgjedhjet ne 2013 jane sfide per PDS.
“Përballuam një sfidë në zgjedhjet vendore, fituam 270 këshilltarë. Zgjedhjet e ardhshme janë sfida jonë e radhës”, u shpreh Milo duke shprehur bindjen e plotë për fitim të koalicionit opozitar në zgjedhjet e ardhshme përmes një fronti opozitar.
Ndërsa duke bërë një bilanc të PDS-së, Milo tha se kjo forcë politike arriti të fitojë sfidën e zgjedhjeve vendore, duke marrë një numër të konsiderueshëm këshilltarësh. Ai ka theksuar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të jenë një tjetër sukses i kësaj force.
Në këtë kontekst ai shtroi nevojën e një riorganizimi jo vetëm si koalicion, por dhe brenda përbrenda partisë, duke kërkuar thithje të të rinjve si dhe një përfaqësim të grave në PDS.
(d.b/BalkanWeb)