Sot homazhet: Klosi, zbulohet SMS e fundit për të shoqen

Publicisti i njohur Ardian Klosi
Publicisti i shkroi në celular bashkëshortes: Smund të vazhdoj më. Eja pa vajzën. është bekim të ikësh i qetë nga kjo botë
Kaluam shumë buk-ur. Unë nuk mund të vazhdoj më. Kur të kthehesh, eja pa vajzën. Është bekim të ikësh i qetë nga kjo botë….
Këto kanë qenë fjalët e fundit që publicisti i njohur, Ardian Klosi, i ka shkruar bashkëshortes së tij, Jutta Benzenberg, nëpërmjet në mesazhi në celular para vetëvarjes në banesë. Pas këtij mesazhi, sipas Policisë, të shkruar në gjuhën gjermane, 55-vjeçari nuk u është përgjigjur më thirrjeve pa fund që vinin në celularin e tij nga e shoqja, motra, më pas edhe vajza e tij e vogël, Katerina. Teksti i mesazhit, mungesa e përgjigjes nga ana e tij në celular, por edhe dy tentativat e mëparshme për vetëvrasje, kanë vënë në alarm familjarët e tij, duke i bindur që diçka e keqe mund ti kishte ndodhur. Ardian Klosi duket se e kishte menduar mirë gjithçka, madje në mesazhin që i ka nisur së shoqes rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të enjtes, mes të tjerash i ka kërkuar që të mos e merrte vajzën me vete kur të kthehej në shtëpi. Në këtë mënyrë ai e ka paralajmëruar që pamja me të cilën do të përballeshin pas kthimit në shtëpi nuk do të ishte e përshtatshme për të bijën dhe duhej shmangur. Mesazhi i nisur në gjuhën gjermane është zbardhur dhe përkthyer dje nga grupi hetimor, në cilësinë e provës materiale, nga celulari i bashkëshortes së Ardian Klosit. Ndërsa edhe pas njoftimit të familjarëve, policisë i janë dashur rreth tri orë për të gjetur trupin e pajetë të 54-vjeçarit, i cili kishte zgjedhur një vend të fshehtë për të kryer vetëvrasjen, pas derës së një depoje të vogël brenda shtëpisë së tij, te Liqeni i Thatë në Tiranë.
HOMAZHET
Publicisti Ardian Klosi ndërroi jetë të enjten në shtëpinë e tij. Për tre muaj ai do të festonte 55-vjetorin dhe familja kishte menduar që ti organizonin një festë, më 9 korrik. Por zgjedhja e tij nuk ishte kjo. Në hyrje të rrugës Prokop Myzeqari, aty ku kryqëzohet me rrugën Fortuzi, është bërë shpallja që njofton miqtë e familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të të dashurit të tyre. Familja ka zgjedhur shtëpinë e prindërve të Klosit, në katin e katërt të një pallati të vjetër, për të kryer homazhet në nderim të tij dhe pritjen për ngushëllime. Ardian Klosi do të përcillet për në banesën e fundit në Varrezat e Sharrës, sot në orën 14:00. Ndërsa ngushëllimet në familjen Klosi kanë nisur që prej mëngjesit të djeshëm, sapo miqtë e të afërmit e tij kanë mësuar lajmin e hidhur. Dy motrat e Klosit, djali i xhaxhait dhe bashkëshortja, presin ngushëllime në shtëpinë e prindërve të tij, aty ku u organizua edhe ceremonia mortore për të ëmën, që ndërroi jetë në nëntor të vitit të kaluar. Ndërsa arkëmorti që do të mbajë trupin e pajetë të publicistit 54-vjeçar pritet që të transportohet mëngjesin e sotëm nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në banesën e prindërve të tij, nga ku do të nisë ceremonia e varrimit. Gjatë gjithë ditës së djeshme, mjekët ligjorë kanë ekzaminuar trupin e pajetë të Klosit për të përfunduar raportin e autopsisë.
Mesazhi i Klosit
Mesazhi i përkthyer nga gjuha gjermane në polici:
Kaluam shumë bukur. Unë nuk mund të vazhdoj më. Kur të kthehesh, eja pa vajzën. Është bekim të ikësh i qetë nga kjo botë….
Policia, procedim penal
Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë dje se ka filluar procedimi penal menjëherë pas konstatimit të vetëvarjes së Ardian Klosit. Filloi procedim penali, pasi rreth orës 21:00, në Sauk, në afërsi të Liqenit Artificial, në banesën e tij, në një ambient të përshtatur si depo, është gjetur i vetëvarur shtetasi Ardian Bilbil Klosi, i vitlindjes 1957, banues në adresën e mësipërme, me arsim të lartë, i padënuar. Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas kishte disa kohë që vuante nga gjendja depresive, si dhe kishte tentuar disa herë të vetëvritej. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, thuhet zyrtarisht nga Policia.
Homazhi, Edi Rama mbledh kujtimet e miqve të Klosit
Flasin njerëzit e kulturës dhe të medias.
In memoriam nga Misha, Kumbaro, Plasari, Zogaj, Ngjela, Bushati, Fevziu dhe Balla
Është Edi Rama që i mblodhi të gjithë miqtë e Ardian Klosit në këtë homazh për të. Nga miqtë e tij të letrave, Piro Misha, Preç Zogaj, Arben Kumbaro, Aurel Plasari, Mirela Kumbaro, te kolegët gazetarë Andi Bushati, Mero Baze, Blendi Fevziu, Alfred Peza etj., vlerësojnë figurën e intelektualit antikonformist dhe njeriut të shquar të letrave e kulturës shqiptare. Të gjithë në një ide: Ardian Klosi zgjodhi vetë të ikte pasi kishte lënë gjurmë në jetën e tij dhe se njerëz të kalibrit të tij e zgjedhin vetë edhe kur vdesin.
Nuk u bashkua në asnjë çast me tiranitë
SPARTAK NGJELA: Vdekjen e Ardian Klosit gjithkush që i ka njohur dhe që i njeh zhvillimet e kulturës shqiptare, do ta konsideronte një humbje të madhe për letërsinë, gjuhën dhe publicistikën shqiptare, por sigurisht që kjo nuk mjafton. Koha sjell gjithmonë një rast në histori kur individë të veçantë janë të përkushtuar kundrejt shoqërisë së tyre për të sjellë diçka të veçantë, për të dhënë diçka nga vetja dhe për të krijuar një frymë të re në zhvillimin e vizionit të ri të saj. Një nga këta ishte, pa dyshim, Ardian Klosi.
Njohës i thellë i gjuhës shqipe, përkthyes dhe publicist brilant, ai shkëlqeu njëherësh edhe si gjuhëtar. Kishte një ngulmim permanent për të krijuar një idiomë të re në zhvillimin e letërsisë, stilit dhe thellësisë ideore nëpërmjet fjalës shqipe, dhe unë mendoj se ia arriti. Përktheu në shqip kryevepra të letërsisë botërore dhe krijoi nivelin e tij në këtë aspekt; përpunoi më tej fjalën shqipe në thellësinë e saj kur u dha shqiptarëve një fjalor dy gjuhësh: gjermanishtshqip; shkroi mijëra faqe artikuj dhe u përkushtua seriozisht për kulturën shqiptare dhe, njëherësh, e mendoi zhvillimin kombëtar si një refleks individual të një individi autonom; kërkoi të fliste me shoqërinë e tij me një gjuhë të niveli të lartë dhe i kumtoi asaj dinjitet në trajtimin e fenomeneve shoqërore apo politike. Nuk u bashkua në asnjë çast me tiranitë apo diktaturat që rrëshqitnin e rrëshqasin rëndom në këtë vend, dhe kërkoi gjithmonë një substrakt shqiptar, europian dhe perëndimor në thellat e historisë së Shqipërisë.
Koha do ti japë gjithmonë Ardian Klosit vendin e tij si humanist; si një njeri të ditur që nuk u shkëput asnjëherë nga respekti për shoqërinë e vet; si letrar dhe gjuhëtar, por, më së shumti, do ta vlerësojë që asnjëherë nuk pranoi, që, për interesa të ngushta, të bënte lëshime në dy kolanat kryesore që kishin sjellë konstitucionin e tij intelektual e shpirtëror: në humanizmin si substancë të lirisë dhe në drejtësinë shoqërore si substancë të moralitetit të tij.
Ishte në anën e dukur të historisë
MERO BAZE: Lasgush Poradeci mbahet mend për një dialog shterues për fajin e shoqërisë ndaj intelektualëve. Në pikun e përndjekjes së intelektualëve, ai iu drejtua një prej atyre që nuk ishte as vrasës dhe as viktimë, duke e shkundur nga supet. Po i vrasim intelektualët, tha. Ja,